Funksionalizimi i aeroportit të Gjakovës i mundshëm

Gjakova

Funksionalizimi i aeroportit të Gjakovës i mundshëm

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 15:48
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri Dardan Gashi ka pritur në një  takim ambasadorin Italian, Piero Sardi, me të cilin ka biseduar për sfidat dhe mundësitë e prurjes së investitorëve në Republikë.

“Si Qeveri e sapoformuar, po përpiqemi ta vëmë theksin në këtë fushë, në prurjen e investimeve dhe ta reduktojmë burokracinë aktuale që investitorët të mos ikin në vendet fqinje”, ka thënë zëvendëskryeministri Gashi.

“Është e rëndësishme të funksionalizohet ky dikaster për ta përmirësuar imazhin e Republikës së Kosovës në tërheqjen e investimeve strategjike”,- ka thënë ambasadori Piero Sardi.

Në këtë takim, ndër të tjera, është diskutuar edhe për funksionalizimin e aeroportit të Gjakovës  dhe për diasporën kosovare në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat