Ermeni: LDK-ja do të rikthehet fuqishëm në Gjakovë

Gjakova

Ermeni: LDK-ja do të rikthehet fuqishëm në Gjakovë

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 15:14
Bekim Ermeni

Bekim Ermeni, kandidatë për kryetar të Komunës së Gjakovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pret rikthim të fuqishëm në qeverisjen katër vjeçare në këtë komunë.

Ermeni në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se oferta e LDK-së në Gjakovë  ishte një vlerë e shtuar e asaj se çka ka ndodhur në komunë deri tani.

Ai ka folur edhe për sukseset e qeverisjes së kaluar me të cilën LDK-ja, dega në Gjakovë ka qenë pjesë e koalicionit dhe ka dhënë kontributin e saj me dy drejtori dhe me kryesuesin.

Ermeni: LDK-ja do të rikthehet fuqishëm në Gjakovë

“LDK-ja si një ndër partitë më të mëdha në Kosovë, por edhe në Gjakovë është mobilizuar shumë për këto zgjedhje lokale dhe pritet një rikthim i fuqishëm i LDK-së në qeverisjen e ardhshme katër vjeçare në Komunën e Gjakovës. Në çka bazohet qeverisja e ardhshme, bazohet në ide më të mençura me njerëz me përvojë dhe një përkushtim të theksuar të njerëzve të cilët do të qeverisin Komunën e Gjakovës në katër vjetët e ardhshëm. Oferta e LDK-së në Gjakovë është ofertë e një vlere të shtuar të asaj se çka ka ndodhur në komunë”, tha Ermeni.

Tashmë LDK në Komunën e Gjakovës, sipas tij, i di problemet dhe sfidat që kanë gjakovarët. Duke u nisur nga ky fakt, Ermeni beson se në katër vitet e ardhshme do të vazhdojnë punën në zhvillim ekonomik, infrastrukturë dhe projektet që kanë që kanë të bëjnë me të rinjtë.

Eremni: Do të fokusohemi në arsim, shëndetësi, infrastrukturë e tjera

“Ne tani e dimë shumë mirë problem të cilat i ka komuna për shkak se kemi qenë pjesë e saj dhe i dimë sfidat cilat i kaluar ajo. Ne nuk jemi për opsionin se ne kemi pasur sukses të madh, për shkak se ky sukses është krahasuar me një të keqe shumë të madhe që ka pasur Komuna e Gjakovës. Komuna e Gjakovës ka ra në një normalitet, tani ne presim që këtë normalitet ta vazhdojmë tutje me programet, qofshin të zhvillimit ekonomik, infrastrukturë, në shërbimet shëndetësore, përmirësimi i projekteve që kanë të bëjnë me rininë, kulturë, sportin. Kemi shumë projekte madhore që Komuna e Gjakovës i pret që duhet të behën”, tha Eremni.

Eremni ka treguar se situata në komunë është shumë më e mirë, pasi sipas tij nga një borxh prej 7 milionë euro, ka rënë në 1 milion euro e që sipas tij edhe projektet e kontraktuara në vlerë prej 20 milionë kanë filluar të stabilizohen.

Eremni: Borxhet e komunës janë stabilizuar

“Situata në Komunën e Gjakovës është shumë më e mirë se në kohën kur është marrë nga qeverisja e kaluar, për gjithë ata të cilët vijnë në qeverisje e kanë një situatë shumë më komode. Borxhet të cilat kanë qenë enorme, të cilat vetëm borxhet direkte kanë qenë diku 7 milionë euro, po edhe borxhet e kontraktuara në vlerë deri në 20 milionë euro kanë filluar që të stabilizohen. Ne në qeverisjen e ardhme futemi prapë me disa borxhe, por ato borxhe janë të një kriteri të përballueshme diku rreth 1 milion euro do të jenë borxhe nuk është kjo kontestuese”, tha Eremeni.

Ndërsa sa i përket zhvillimit ekonomik të Gjakovës, Ermeni ka veçuar sektorin e bujqërisë, ku thotë se gjatë mandatit të kaluar kanë treguar rezultate e që edhe nëse vijnë në pushtet do të vazhdojnë t’i përmbyllin objektivat që i parasheh LDK-ja.

Ermeni: Kemi forcuar sektorin e bujqësisë në komunë

“Zhvillimi ekonomik i Komunës së Gjakovës, po edhe i Kosovës si nivel vendi bazohet në sektorin e bujqësisë. Ne për fat kemi udhëheq me sektorin e bujqësisë ku kemi treguar rezultate jashtëzakonisht të mira. Ato rezultate janë bazuar në plane të mirëfillta, me një strategji, bile për drejtorinë komunale për bujqësi, të cilat pastaj janë vazhduar duke i përmbyll dhe i arrit ato objektiva të cilat i ka vendosur drejtoria. Kur them objektiva atëherë skema mbështetësve qoftë subvencionet, investimet kapitale kanë qenë direkt të drejtuara te përfituesi, fermeri i cili pastaj duke i shfrytëzuar ato normalisht që ka gjeneruar të ardhura, ka përmirësuar jetesën e tij dhe ka mundësuar punësime në këtë sektor. Ne mendojmë që forcimi i këtij sektori duhet të jetë edhe më i madh, është synim i yni. Do të punojmë shumë që këto mjete, subvencionet të harmonizohen me nevojat e qytetarëve të Komunës së Gjakovës”, tha Ere mni.

Ai është zotuar po ashtu se si LDK, do të vazhdojë të lobojë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, që ish ndërmarrjet shoqërore të menaxhohen nga Komuna e Gjakovës, duke shtuar se me marrjen në menaxhim të këtyre ndërmarrjeve, Komuna e Gjakovës do të ketë mundësi që investitorët t’i drejtojnë në zhvillim të këtyre asetve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat