Kusari-Lila e bindur se e fiton Gjakovën edhe pa Pacollin

Gjakova

Kusari-Lila e bindur se e fiton Gjakovën edhe pa Pacollin

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 21:35
Kandidatja për Kryetare të Gjakovës nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila

Kandidatja për Kryetare të Gjakovës nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se beson që mund t’i fitojë zgjedhjet edhe pa Behgjet Pacollin, duke thënë se rruga e fitores është e përcaktuar nga qytetarët e komunës së Gjakovës, dhe jo nga jashtë saj.

Ndërsa, kandidati nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur në Magazinën Lokale se është fokusuar më shumë në Gjakovë, dhe se është marrë dy vjet e gjysmë ekskluzivisht me Gjakovën.

Edmond Dushi, kandidati nga AKR është shprehur i bindur se AKR prapë do ta vazhdojë misionin e vet që ka mbetur i papërfunduar duke thënë se do të jetë ai që do ta përfundojë këtë program të AKR-së i cili do të përfundojë në vitin 2021.

Ndërkaq, Driton Çaushi, kandidat nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se mundësitë për të bërë në Gjakovë janë shumë të mëdha, dhe se e ka parë si obligim që të kandidojë pasi që në Gjakovë mund të bëhet shumë më mirë me vullnet, dhe jo me kosto të papërballueshme, sipas tij, me pak fjalë dhe me më shumë punë.

Në anën tjetër, kandidati i LDK-së për Kryetar të Gjakovës, Bekim Ermeni, ka thënë se kjo parti është e përgatitur për zgjedhjet lokale në Gjakovë, ndërsa tha se personalisht është ofertë për Gjakovën, e cila bazohet në përvojë.

Sipas tij, kësaj komune i duhet një njeri me përvojë që do t’i avancojë proceset dhe t’i çojë aty ku duhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat