Deda: Mimoza do të triumfojë sërish në Gjakovë

Gjakova

Deda: Mimoza do të triumfojë sërish në Gjakovë

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 16:31
Ilir Deda

Njëri nga themeluesit e Alternativës, Ilir Deda është shprehur i bindur se pas 22 tetorit, bashkëpartiakia e tij Mimoza Kusari-Lila, do të triumfojë sërish në Gjakovë.

“Mimoza do të fitojë prapë, sepse është komuna e parë në Kosovë që arrit mi zgjidh shumicën e problemeve”, ka thënë Deda.

Ai ka theksuar se dëshirojnë fitore pa balotazh, duke theksuar se Kusari-Lila e ka të sigurt edhe balotazhin.

Deda tutje theksoi se si subjekt politik do të jenë të përfaqësuar në Asamble Komunale, në të gjitha komunat që ata kandidojnë në zgjedhjet e 22 tetorit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat