Përplasen Kusari-Lila dhe Gjini- a u gjuajt me armë nga selia e AAK

Gjakova

Përplasen Kusari-Lila dhe Gjini- a u gjuajt me armë nga selia e AAK

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 23:29
Mimoza Kusari-Lila dhe Ardian Gjini

Kusari-Lila ka akuzuar Gjini së ditën e zgjedhjeve është gjuajtur me armë nga selia e AAK-së Kandidatja për komunën e Gjakovës nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila në emision “Click” të RTV21 tha se fushata zgjedhore në Gjakovë ka shkuar mirë dhe se pa dallim ka pasur sjellje të mira të partive politike siç tha ajo përveç natës së zgjedhjeve ku është gjuajtur me armë nga selia e AAK-së.

Kandidati i AAK-së Ardian Gjini u kundërpërgjigj duke thënë se asnjë njëri nuk ka gjuajtur me armë dhe se nuk është në rregull me kuzhinuar këso gjërash. Gjini më tej tha se Kusari -Lila pas asnjë fakt dhe pas asnjë njëri që ka qenë aty afër po nxjerrë fjalë në emision që njerëzit kanë gjuajtur më armë dhe se kjo nuk është në rregull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat