Kryesia e BD të PSHDK-së në Gjakovë ka mbajtur mbledhjen, ku ka diskutuar për zgjedhjet lokale të mbajtura me 22 tetor.
Komunikata e plotë:
Kryesia e BD të PSHDK-së në Gjakovë, në mbledhjen e mbajtur me dt. 03-10-2017, të cilën e kryesoi kryetari i BD për Gjakove zt Anton Shala, në të cilën mori pjesë edhe zv kryetari i PSHDK-se zt Zef Morina, u diskutua për zgjedhjet lokale të mbajtura me 22 tetor 2017 dhe për rrezulltatin që PSHDK ka arritur në keto zgjedhje. Ne Gjakovë PSHDK ka arritur të jetë pjesë e kuvendit komunal, duke u perfaqesuar me tre asamblesit, shpresojmë se pas numrimit të votave me kusht dhe votave nga diaspora, do të arrijë në 4 numri i perfaqesueseve në asmblene komunale.
U diskutua edhe mundesinë e perfaqesimit në qeverinë komunale pas ballotazhit, pasi asnjëri nga kandidatët nuk mundë të fitoi shumicën për tu zgjedhur kryetar, pa perkrahjen e anëtarëve dhe simpatizantëve të PSHDK-së. Kryesia e meroi një grup prej 4 vetave të cilet do të negociojnë me kandidatët që garojnë per kryetar në Gjakovë, për të bisedur modalitetet e marrëveshjes për perkrahje që PSHDK mundë të ofroj në zgjedhjen e kryetarit dhe kërkesen për perfaqësim të PSHDK në qeverinë komunale. Marrëveshja duhet të jetë me shkrim dhe e nëshkruar nga përfaqesuesit më të larrtë të partive me të cilen bëhet marrëveshja.
Gjithashtu në mbledhje u diskutua edhe për zgjedhjet nacionale të 11 qershorit të këtijë viti.
PSHDK në këto zgjedhje ishte në koalicion me PDK, me të cilen u nënshkrua marrëveshja parazgjedhore për pjesmarrjen e PSHDK-se në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Pas diskurimeve të shumta, kryesia e BD të PSHDK-së në Gjakovë, në menyrë unanime kërkon nga kryesia qendrore e PSHDK-së dhe nga partneri i koalicionit PDK, që të zbatohet në plotni marrëveshja parazgjedhore, e cila është nënshkruar me 20-05-2017, njeherit kerkojme nga zt Veseli qe te zbatoj marreveshjen ashtu si eshste e pranuar nga dy subjektete politike PDK dhe PSHDK dhe të mbajë premtimin e dhënë ashtu si demokristianet e kan realizuar premtimin që i kan dhënë zt Veseli.
Presim që kryetari zt Veseli të realioi marrëveshjen ashtu si është e nënshkruar ,duke bërë publike pjesmarrjen e PSHDK-së në Qeverinë dhe institucionet e e Republikes se Kosoves.