Kusari-Lila premton mbështetje për të rinjtë

Gjakova

Kusari-Lila premton mbështetje për të rinjtë

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 14:47
Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila

Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me organizatat rinore të Komunës së Gjakovës, me ç’rast ka shpalosur objektivat e programit #plus4 për rinin dhe organizatat jo qeveritare.

Ajo tha se gjatë mandatit të saj të ardhshëm katërvjeçar prioritet do të jetë rinia dhe përfshirja e të rinjve në vendimmarrje.

“Angazhimi jonë gjatë këtyre katër viteve është ndërlidhur ngushtë me ringjalljen e aktiviteteve për të rinj, krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të përshtatshëm për zhvillimin e ideve kreative, por edhe me bashkëpunimin e Komunës me organizatat rinore dhe krijimin e organizatave të reja. Gjithë jemi të vetëdijshëm për situatën e rënduar të të rinjve në Republikën e Kosovës, por ajo çka ka siguruar Komuna e Gjakovës gjatë këtyre viteve të fundit është, përparësia që edhe përmes skemës së granteve iu ka kushtuar bizneseve të të rinjve”, tha Kusari-Lila.

Ndërsa, përfaqësuesit e organizatave rinore, shprehën mirënjohjen për qasjen aktive të Komunës së Gjakovës gjatë këtyre katër viteve në bashkëpunimin dhe nxitjen e funksionimit të këtyre organizatave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat