Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për komunën e Gjakovës, Ardian Gjini, përfundimisht është kryetar i ri i kësaj komune. Edhe pas numrimit të votave me kusht, nuk pati ndryshim të rezultatit në këtë komunë.
Sipas informacioneve nga qendra e numërimit, Gjini printe edhe me votat e numëruara me kusht ndaj kundërkandidatës së tij, Mimoza Kusari-Lila.
Gjini i AAK-së doli fitues i balotazhit në Komunën e Gjakovës, me 51.49 për qind.
Gjini ka lënë pas kryetaren aktuale të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lilën, e cila ka marrë 46.51 për qind.