Flet babai i të zhdukurit nga Gjakova: Nga dje nuk e dimë nëse djali është gjallë apo i vdekur

Gjakova

Flet babai i të zhdukurit nga Gjakova: Nga dje nuk e dimë nëse djali është gjallë apo i vdekur

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 19:28
Pal Hiseni

Një djalë i moshës 15 vjeçare nga Gjakova është zhdukur dje derisa po shkonte në shkollë. Familjarët kanë lajmëruar policinë menjëherë dhe ende janë në kërkim të tij.

Babi i të zhdukurit Pal Hiseni, Nik Hiseni ka treguar se djali i tij nuk kishte shkuar në shkollë, dhe se që nga ora 12:30 kur kishte dalë nga një qebaptore nuk dinë më për të.

“Djalin në orën 12:00 shoqja e ka sjellë në qytet prej fshatit Nec, diku në rrugën “Gjon Nikol Kazazi”, kur ka arrit në qytet djali ka zbrit nga makina dhe ka hy në një qebaptore për të ngrënë drekë, bashkëshortja është kthyer në shpi. Me sa i kemi parë kamerat në qebaptore djali ka dalë nga aty në orën 12:30 ka vazhduar në mëhallën “Mullaisuf” dhe në postën e vogël aty ka marrë një mbushje dhe ka vazhduar drejt urave të Aliqit prej ati momenti ai e ka ndërpre telefonin dhe më nuk dimë për të a është i gjallë apo i vdekur”, ka thënë Hiseni

Ai më tej ka treguar se nuk është në dijeni nëse djali i tij ka pasur ndonjë problem me dikë.

“As djali e as ne si familje nuk kemi pasur probleme me dikë”, ka treguar babi.

Në anën tjetër komandanti i policisë në rajonin e Gjakovës, Krist Gjoka, ka thënë se policia është duke hetuar disa pista lidhur me këtë rast.

“Informatën e kemi marrë mbrëmë rreth orës 22:00 nga prindi i tij i cili ka raportuar zhdukjen e djalit të tij dhe menjëherë kemi angazhuar të gjitha njësitet relevante për këtë rast. Deri më tani jemi ende duke i hetuar disa pista. Arsye konkrete nuk kemi për momentin, vetëm dimë që nga ajo kohë viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka lënë asnjë gjurmë, telefoni i tij është i mbyllur. Kemi intervistuar disa persona në cilësinë e dëshmitarëve”, tha komandanti i policisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat