Presidenti Thaçi dekreton gjashtë heronj nga Gjakova

Gjakova

Presidenti Thaçi dekreton gjashtë heronj nga Gjakova

Më: 28 mars 2018 Në ora: 13:57
Komuna e Gjakovës

Me urdhër të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nesër do të bëhet dekretimi i gjashtë heronjve nga komuna e Gjakovës.

Ceremonia e dekretimit të këtyre heronjve pritet të mbahet në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Gjakovës.

Kjo komunë përmes një njoftimi dërguar mediave ka bërë publik edhe gjashtë emrat e heronjve që pritet të dekretohen, të cilët janë si vijon:

Përmet Ilir Vula lindur me 04.04.1979 në Gjakovë, rënë me 10.08.1998 në Junik

Elton Gëzim Zherka lindur me 19.08.1979 në Gjakovë, rënë me 11.08.1998 në Junik

Ilir Mazllom Soba lindur me 28.04.197 në Gjakovë, rënë me 16.10.1998 në Krelan

Sadedin Hysen Shehu lindur me 16.02.1958 në Gjakovë, rënë me 19.11.1998 me Bokë të Devës

Bujar Haki Roka lindur me 21.01.1974 në Gjakovë, rënë me 07.05.1999 në Gjakovë

Hamëz Hysen Zymberi lindur me 16.05.1976 në Gjakovë, rënë me 15-05-1999 në Madanaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat