Lekaj: Meja, pikë e pashlyer e gjenocidit të Serbisë - Bota Sot
Lekaj: Meja, pikë e pashlyer e gjenocidit të Serbisë

Gjakova

Lekaj: Meja, pikë e pashlyer e gjenocidit të Serbisë

Më: 27 prill 2018 Në ora: 09:30
Meja e Gjakovës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka shkruar se Meja e Gjakovës është pikë e pashlyer e gjenocidit të Serbisë mbi Kosovën.

Ai në facebook ka shkruar se 19 vjet më parë, në këtë ditë janë vrarë e masakruar pa dallim, gra, burra, fëmijë e të moshuar, vetëm pse regjimi i Millosheviçit kishte vendosur që të spastronte nga Gjakova e Kosova çdo shqiptar e çdo gjë që ishte shqiptare.

“Dëshmorët e martirët janë argumente se nuk ishte lehtë të përballesh me pushtuesin për të fituar lirinë. Sot e në çdo ditë duhet të nderojmë të rënët për çlirim, nderimi më i mirë për ta është që të punojmë pa ndalshem për pasardhësit e tyre dhe për mbarë qytetarët, me idealin e familjarëve të tyre të rënë”, ka shkruar Lekaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera