Inspektorët Komunal të Gjakovës në asistencë të Inspektorëve të Tregut kanë vazhduar me inspektime me qëllim lirimin e hapësirave publike.
Gjegjësisht është bërë largimi i produkteve ushqimore dhe jo ushqimore nga hapësirat publike në rrugën “Abedin Terbeshi”.
Sipas kumtesës për media dërguar nga kjo komunë, Drejtoria për Punë Inspektuese edhe në ditët në vazhdim do të vijojë me Inspektime të tilla me qëllim të përmirësimit të pamjes së qytetit, dhe shfrytëzimit sa me racional të sipërfaqeve publike.