Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nënshkroi sot kontrata për mbështetje financiare me 119 organizata rinore për projekte të ndryshme në vlerë rreth 200 mijë euro.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kërkoi nga përfituesit që projektet e implementuara të kenë impakt pozitv për të rinjtë.
“Kosova ka nevojë t’i ndihmojë të rinjtë për përgatitjen e tyre për punë dhe realizimin e projekteve për të rinj që kanë për qëllim vetëdijesimin e të rinjve në fushën edukimit, shëndetësisë, ambientit dhe parandalimit të ekstremizmit”, tha Gashi.
Ai paralajmëroi edhe ndërtimin e një kampi për të rinj në Gjakovë dhe krijimin e “Fondit për të rinj”.