Për vrasjen e gruas dhe të bijës, Pjetër Nrecaj, u dërgua të enjten në gjykatë, e nga aty në psikiatri.
Atij iu përkeqësua gjendja psiqike në seancën ku duhej caktuar masa e ndalesës. Kjo, pasi doli se tek aty e mori vesh se e ka vrarë të bijën, sa që provoi me çka mundi që ta vrasë veten.
E deri në zbardhjen e rastit, që tronditi Kosovën, autoritetet e sigurisë dhe ligjit, po zotohen se do të gjejnë nëse edhe dikush nga kompetentët, e neglizhoi rastin që përfundoi me fatalitet.
Megjithatë, media nga burimet e saja, ka mësuar se tanimë e ndjera, Valbona Nrecaj, kishte deklaruar se ndihet e sigurt në shtëpinë e vëllezërve.