Rrjeti i Grave: Policia po arsyeton vrasësit e grave - Bota Sot
Rrjeti i Grave: Policia po arsyeton vrasësit e grave

Gjakova

Rrjeti i Grave: Policia po arsyeton vrasësit e grave

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 16:13
Prishtine

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka reaguar pas vrasjes së sotme në Gjakovë, ku burri ëshët raportuar se ka vrarë gruan e tij 61 vjeçare në mëngjesin e sotëm.

RrGK thotë se Policia e Kosovës ka arsyetuar vrasësit e grave në dy rastet e vrasjeve në Gjakovë.

“Edhe kësaj radhe, policia doli me një version i cili më parë presupozon pafajësinë e kryesve se sa faktet se si po humbin jetën viktimat e vrara. Javë më parë, ishim dëshmitarë të një tragjedie, ku si pasojë e dhunës në familje, me armë zjarri, humbën jetën një vajzë 9 vjeçare dhe një grua 40 vjeçare. Edhe në atë rast pati arsyetime nga policia dhe prokuroria se vrasësi me armën AK-47, kishte shkuar te familja e tashmë të ndjerës, që t’i kërkoj asaj të rikthehet në shtëpinë e tij”, thuhet në komunikatën e RrGK.
RrGK përmes një komunikate kanë thënë se protesta kundër vrasjeve ndaj grave do të vazhdojnë edhe këtë javë.

RrGK dhe shoqëria civile po kërkojnë hetim të paanshëm dhe objektiv për rastet e dhunës dhe vrasjes së grave.

“Organizatat e shoqërisë civile të përkrahura nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizuan disa protesta në disa komuna të Kosovës, protesta të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj jave. RrGK dhe e gjithë shoqëria kërkon hetim të paanshëm dhe objektiv në rastet e dhunës dhe vrasjes së grave, dënim meritor për vrasësit por edhe përgjegjësi institucionale karshi trajtimit të rasteve të dhunës në familje dhe dhunës e vrasjeve ndaj grave në përgjithësi”, thuhet në komunikatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera