Detaje nga përleshja me armë zjarri në mes të policisë dhe hajnave në Gjakovë

Gjakova

Detaje nga përleshja me armë zjarri në mes të policisë dhe hajnave në Gjakovë

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Policia e Gjakovës bën të ditur se sot rreth orës 02:05 gjatë patrullimit në rrugën “Konferenca e Bunjajt” në Gjakovë, kanë vërejtur një rast të vjedhjes në progres.

Njësitet policore kanë reaguar menjëherë duke ndërmarrë veprimet policore me qëllim të parandalimit dhe  arrestimit të personave të dyshuar, por të dyshuarit në momentin kur kanë vërejtur njësitet policore kanë tentuar të ikin nga vendi i ngjarjes.

“Patrulla policore me qëllim të parandalimit të ikjes ka ndërmarrë veprimet operacionale policore  për ta parandaluar ikjen e të dyshuarve me veturën e tyre, me ç’rast personat e dyshuar në shenjë rezistimi gjatë ikjes e godasin automjetin zyrtar, duke iu shkaktuar  lëndime të lehta trupore zyrtarëve policorë si dhe e kanë dëmtuar veturën zyrtare. Të dyshuarit duke vërejtur masat e ndërmarra nga njësitet policore duke iu pamundësuar ikjen me automjetin, të njëjtit kanë dalë nga automjeti i tyre dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë”, thuhet në një komunikatë nga Policia e Gjakovës.    

Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje dhe në realizim të detyrave dhe përgjegjësive ligjore, iu janë kundërpërgjigjur sulmeve me armë zjarri dhe njëkohësisht kanë vazhduar ndjekjen e personave të dyshuar.

Në ndjekje e sipër në rrethana mjaft të rrezikshme zyrtarët policorë pas dy kilometrash kanë arritur ta ndalojnë dhe njëherit kanë arrestuar njërin nga të dyshuarit M.R. (1991), ndërsa tre persona tjerë të dyshuar gjenden në arrati dhe në kërkim policor.

Të gjitha njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë mbledhur të gjitha provat e mundshme materiale, si dhe kanë konfiskuar automjetin e përdorur nga ana e të dyshuarve.

Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i arrestuar është ndaluar, përderisa hetimet intensive po vazhdojnë në kërkim të të dyshuarve tjerë.

Vlen të potencohet se policët e lënduar tek pas përfundimit të aksionit policor kanë marrë trajtimin mjekësor.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat