Vodhi nëpër teqe dënohet me 2 vjet e 9 muaj burg

Gjakova

Vodhi nëpër teqe dënohet me 2 vjet e 9 muaj burg

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 12:15
Pamje nga gjykata

Gjykata Themelore e Gjakovës ka dënuar me 2 vjet e nëntë muaj burg për A.G, shtetas nga Shqipëria për disa vjedhje që ka kryer në objektet fetare në rajonin e Gjakovës.

I akuzuari A.G. me datë 28 dhjetor 2016 në fshatin Duznje të Gjakovës, në objektin fetar tyrbja e “Babës Danë” me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm është futur me forcë duke përvetësuar një sasi të parave të cilat janë tubuar nga besimtarët (nezrat).

I njëjti prapë me datën 15 shtator në orët e vona pas mesnate është futur me forcë në tyrben e “Shejh Rama” dhe tyrbes së “Babës Danë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat