FC Alba e permbyll një vit të suksesshëm si në fushën e gjelbërt ashtu edhe me aktivitete kulturore e humanitare

Gjermania

FC Alba e permbyll një vit të suksesshëm si në fushën e gjelbërt ashtu edhe me aktivitete kulturore e humanitare

Nga: Mislim Berisha Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 20:47
FC Alba e permbyll një vit të suksesshëm si në fushën e gjelbërt ashtu edhe me aktivitete kulturore e humanitare

Të Dielën, 16.12.2018 Kryesia e gjerë e FC Alba bëri një bilanc të punës gjatë vitit 2018 me crast u përmenden rezultatet e arritura si në futboll, kulturë e aksione humanitare.

Kryetari i FC Alba, z. Haki Gashi ndër tjera tha se një nga rezultatet më të mira në futboll janë fitoret e njëpasnjëshme të arritura nga ekipi i parë, rezultate të mira të realizuara nga ekipi i dytë, ndersa ekipi i seniorëve ka arritur që t’i fitoj të gjitha ndeshjet dhe pas 12 viteve t’ia merr kupën FC Gögingenit. FC Alba gjatë vitit 2018 është freskuar me 15 lojtarë të rinj dhe tash numëron ne te gjitha ekipet 102 lojtar aktiv.

Mirëpo z. Gashi kesaj radhe u ndal më tepër te të arriturat e FC Alba në fushën e kulturës si psh. organizimi i Festës së Pavarësisë së Kosovës në Shkurt 2018 dhe atë Kombëtare në Nëntor ku pjesmarrja e bashkatdhetarëve në këto festa ka qenë e madhe.

Risi në Shoqaten tonë paraqet bashkëorganizimi i „Java e Filmit Shqiptar në Mynih e Augsburg“ në Tetor të ktij viti me regjisor Bekim Sele e producent Gazmend Nela, thotë ndër tjera z. Sami Kuqi nga Këshilli per Kulture. Filmat e shfaqur patën tematikë nga jeta sociale në Kosovë.

Pastaj në bashkëorganzim me Klubin Letrar Martin Camaj si dhe me Fondacionin BESA, me rastin e Vitit të Gjergj Kastriotit, u organizua një Orë letrare. Në këtë orë letrare e cila kishte karakter promovues dhe konkurues u bë promovimi i dy librave, Gjergj Kastrioti në Historiografinë Zvicrane të austorit Murat Ajvazi si dhe Romani Guranat me autor Hysen Berisha. Në këtë orë letrare morën pjesë autor e poetë nga Kosova, Gjermania, Zvicra e Norvegjia. Këtu vlen të përmendet edhe suksesi i rinisë Alba në veqanti i Edonisa Kuqi e cila me poezi e këngë arriti ta mahnis publikun duke korrur suksese në kulturën poetike si dhe duke pranuar mirënjohje nga autor e poetë të pranishëm.

Aktivitetet humane nuk kane munguar në këtë Shoqatë Sportive e Kulturore. Kështu që me paraqitjen e nevojës për ndihma, janë ndihmuar disa familje në Kosovë e në veqanti duhet përmenduar ndihma e ofruar për shërim të ish Ushtarit të UCK, z. Adnan Hyseni.

FC Alba është respektuar me pjesmarrje në programet e saja sportive e kulturore nga përfaqësues nga jeta politike e kulturore si nga Ministria e Diasporës, z. Shani Hamitagaj, Konsullata e Republikës së Kosovës z. Naser Idrizi ashtu edhe nga shkrimtarë Hasan Qyqalla, Neki Lulaj, Malush Mrasori, perfaqësues nga Lidhja e Aresimtarëve dhe Prindërve Shqiptar ne Bavari, z. Mustafë Krasniqi, Fran Tanushi, nga Klubi Martin Camaj z. Sylë Bajrami, Milazim Kajtazi e sportistë si boksieri Haxhi Krasniqi, Bernard Berisha etj.

Shumëherë aktivitetet dhe sukseset e kesaj Shoqate janë prezantuar edhe në Syri Vision nga gazetari i mirënjohur Halil Rrustemaj të cilit FC Alba i falënderohet për paraqitje të denjë te aktiviteteve në këtë kanal televiziv.

Z. Gashi falënderon nga zemra të gjithë bashkorganizatorët, bizneset shqiptarë dhe bashkatdhetarët nga Augsburgu e rrethina të cilët me kontrbutin e tyre bënë që FC Alba të korrë suksese si në fushën e gjelbërt ashtu edhe në atë kulture e vepra humane. Një falënderim i veqant shkon për Fondacionin BESA e cila është duke dhënë kontributin më të madh të mundshëm për mbarëvajtjen e aktiviteteve tona sportive e kulturore.

Pastaj z. Gashi falënderon Këshillin për Futboll për sukseset e arritura si dhe atë për Kulturë të cilet me punë të palodhshme kanë arritur ta ngrisin grupin Rinorë për Kulturë, si z. Sami Kuqi, znj. Valdete Salihu e z. Fatmir Xhaka, Rini kjo e cila prezantoi me sukses më këngë e valle tardicionale dhe gjatë Vitit 2018 morën pjesë në shumë aktivitetet kulturore në Augsburg e rrethinë.

Duke iu uruar të gjithë bahskatdhetarëve nga Augsburgu me rrethinë Festat e Fundviti, uroj që Vitin tjetër te vazhdojmë me këtë trend organizimesh.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat