11 vjeçari i prindërve nga Kosova, arrinë të bëhet pjesë e teatrove gjermane

Gjermania

11 vjeçari i prindërve nga Kosova, arrinë të bëhet pjesë e teatrove gjermane

Nga: Sami Fejza Më: 5 janar 2019 Në ora: 23:38
Edison Hyseni

Mërgimtarët të cilët jetojnë dhe veprojnë prej vitesh e dekadash largë atëdheut, kanë mbetë ajo pjesa e krenarisë tonë kombëtare me të arriturat e tyre qoftë në punë, sport, kulturë e dimensione tjera të jetës!

Puna dhe arritjet e tyre të pa ndalshme në vendet dhe shtetet ku ata veprojnë dhe jetojnë, kanë bërë që komuniteti shqiptarë nga një komunitet dikur i pa dëshirueshëm për vendasit , të kthehet në një komunitet të dashur dhe të respektuar, duke u radhitur në mesin e popujve të lashtë evropian! 

Duke qenë dëshirë e flaktë e gjenerave të vjetra të mërguara në vende të ndryshme të botës, pasardhësit e tyre sot po tregohen jashtëzakonisht të suksesshëm sidomos në biznes, kulturë sport e diplomaci!

Njëri prej tyre është edhe Sami Hyseni ose 'Semi', biznismeni kosovar, që jeton në Koblenz të Gjermanisë. 

Veprimtaria e tij nuk lidhet vetëm me hotelieri, ku  është pronar i hotelit  “Continental” në Koblenz.

Jeta dhe vepra e tij lidhet me shumë vende të botës.

Image

Ai ka arritur të zgjeroj biznesin e tij në përmasa globale, duke u llogaritur si biznesmen me renome ndërkombëtare

Edhe dëshira e Samiut sikurse e çdo prindi është që fëmijët e tyre të trashëgojnë aftësitë menaxheriale dhe biznesore që të vazhdojnë karierën, duke i bërë ata krenarë. 

I biri i tij Edison Hyseni, i lindur dhe duke u rritur në Gjermani, me vetëm 11 vjet, ushtron profesionin e aktorit që disa vite ne teatrin kryesor të Koblenzit. 

Në bazë të aftësive të tij personale,  Edi arriti të jetë pjesë e serialit "Çka ka shpija" , i cili transmetohet në RTK. 

Image

Ai poashtu ka luajtur edhe në njërin nga komeditë e humoristit të njohur nga Kosova,  Sevdai Radogoshit (Qumilit), në atë të "Gazuzi dhe zemërnija në baushtell", të realizuar në Gjermani!

Duke shpresuar që Edisoni  të arrijë famë botërore, ai vazhdon angazhimin e tij edhe në teatrin gjerman me role kryesore. (Sami, ceki këtu në kllapa ose thonjëza dy tri emra skeqesh ose komedishë).

Besojmë fuçishëm se e ardhmja e këtij vogëlushi do të jetë e ndritur, do të na bëjë krenar, siç kanë bërë shumë të rinjë të tjerë, në shumë sfera të jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat