Fondacioni BESA, Fondacion shqiptar ne Bavari, prej idesë e deri te sukseset e mëdha

Gjermania

Fondacioni BESA, Fondacion shqiptar ne Bavari, prej idesë e deri te sukseset e mëdha

Nga: Mislim Berisha Më: 7 janar 2019 Në ora: 09:49
Bavari, Gjermani

Fondacioni Besa me seli në Mynih është organizatë biznesore ekonomike e cila në antarësinë e vet ka ndërmarrës shqiptëtar dhe gjarman të cilët ushtrojnë veprimatrinë e tyre ne Bavari. Sot Besa ka 110 anëtarë të cilët janë ndërmarrës të vegjël e të mesëm të cilët veprimtarinë e tyre ekonomike e ushtrojnë në Bavari, thotë Kryetari i këtij Fondacioni, Z. Anton Krasniqi. Ndërmarrësit, anëtarë të këtij Fondacioni, tash për tash i kanë 3000 punëtorë të rregullt dhe një numër të konsiderueshëm të punëtorëve sezonal dhe studentë.

Për themelimin e këtij Fondacioni flet me zell Z. Krasniqi i cili prej vitesh punon në një ndërmarrje ku shitet material ndërtimorë me shumicë. Aty vijnëndërmarrje të ndryshme për të blerë.

Një dite prej ditësh e pyeta njërin nga blerësit, se pse vijnë ndërmarres të ndryshëm me një kod të përbashket për të blerë, fillon rrëfimin e tij z. Krasniqi. Ky blerës më skajroi që këto ndërmarrje kanë themeluar një shoqëri të përbashkët biznesi, pra një Fondacion dhe me këtë janë duke korrur suksese të mira ekonomike si dhe bashkëpunimi në mes tyre është më i mirë se përpara. Kështu duke parë se si komunitetet tjetra janë të organizuara me lindi dëshira që edhe bizneset tona të organizohen në formë të tillë. Nuk u dashtë shumë të më skjarohet, thotë Antoni, nga përvoja me ta e kuptova shpejtë se për cfarë bëhet fjalë.

Në fillim kam pas një skepticizëm të madh në vete, sepse pata frikë në atë që do ta kem të vështirë t‘i bashkoj ndërmarrësit shqiptar në një veprimtari të perbashkët biznesi. Megjithatë me durim dhe këmbëngulje arritëm deri te formimi i Fondacionit Besa. Sëpari e hudha këtë si ide në një letër, pastaj kam folur me Ilir Seferin dhe kështu kemi filluar me grumbullimin e informatave tjera dhe kemi vazhduar deri në themelim të Fondacionit Besa të cilin e kemi realizuar në vitin 2010.

Jemi me fat, vazhdon rrëfimin Z. Seferi, sepse jemi organizimi i parë i bizneseve Shqipëtare në Diasporë dhe është punuar bukur shumë në Koncept e Statusit si dhe në Platformë të Fondacionit Besa dhe ka dalë aq i avancuar saqë vetë Ministri i atëhershëm i Diasporës, z. Ibrahim Makolli e ka marrë si model për themelimin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare ne Gjermani. Ky rrjet i Bizneseve është duke funksionuar mirë dhe ne për këtë shkak kemi të drejtë të ndjehemi edhe krenar.

Si qëllim fillestar kemi pasë te arrijmë kontakte me ndërmarrës shqipëtar, të njihemi mesveti, sipas mundësive dhe kompetencave që kemi t'i japim punë njëri-tjetrit duke e respektuar në maksimum konkurencën e tregut të lirë, thotë Ilir Seferi, i cili njëherit është edhe zëdhënës i saj. Qëllim tjetër ka qenë të ndihmohen organizatat shqipëtare që veprojnë ne Bavari dhe të ndihmohen personat me nevojë, pra në Vendlindje. Mirëpo këtu duhet theksuar se një nga qëllimet e rëndësishme tonat kanë qënë ruajtja dhe kultivimi i kontakteve mes shoqërisë së Shtetit ku jetojmë dhe të Vendlindjes, pra të jemi një urëlidhëse mes Shteteve.

Qëllimet fillestare e këtij Fondacioni janë arritur dhe tejkaluar, thotë z. Krasniqi, sepse me kalimin e kohës jemi bërë të njohur për të dy shoqëritë dhe kemi arritur të zgjerohemi në aktivitetin tonë. Si psh. janë ndihmuar persona me nevoj në Vendlndje, kemi marrë përgjegjësitë për të ndihmuar Shoqatat Shqiptare të cilat kanë dhënë kontributin e tyre në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës e të gjuhës shqipe në Bavari.

Image

Une, personalisht e kam të vështirë të bëj dallime, pra nuk e di cilat aktivitete të Besës janë më të rëndësishmet, thotë Z. Krasniqi, megjithatë po i përmendi disa dhe klasifikimin le ta bëj vetë lexuesi.

Sëpari dua të përmendi aksionin e vendosjes së Bustit në Bronz të Shën Nënë Terezës në oborrin e spitalit në Augsburg me 10 Prill të Vitit 2011. Bëhet fajalë për bustin e parë të Shën Nënë Terezes të ngritur nga Komuniteti ynë në diasporë. Ky Bust ështe rezultat ose pasim i pjesmarrjes së anëtarëve te Fondacionit Besa, anëtarë të cilët njëkohësisht janë të kyqur edhe në politikën Gjermane, në ceremoninë e festimit të 100 vjetorit të lindjes së Shën Nënë Terezës, pra në Parlamentin e Maqedonisë. Kjo ka qenë në Shtator të vitit 2010. Këtu ka lindur edhe ideja e vendosjes së Shtatores së sajë në një qytet të Bavarisë, me crast është arritur marrëveshja të vendoset në oborrin e spitalit në Augsburg. Prej asaj kohe ka pasuar interesimi më i madh nga ana e shoqërisë gjermane për komunitetin të cilit i takonte Shën Nëna Terezë, pra për shqipëtarët. Pastaj, pas disa takimeve me politikën vendore dhe atë të Kosovës, kemi arritur të ndërmjetësojme edhe marrëveshjen e parë bilateriale mes Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës me ate të Bavarisë. Nenshkruesit e marrëvjeshjes për bashkëpunim kanë qenë për Kosovën, Ministri i i atëhershëm i Shëndetësisë Z. Ferid Agani ndërsa për Ministrinë e Bavarisë, nënshkrues ka qenë prof. prof. Michael Bayer.

Dallimi i Fondacionit Besa nga Shoqatat tjera Shqipëtare që veprojnë në Bavari është sepse ne ndihmojmë me fonde dhe përvoja organizative Shoqatat të cilat mirren me aktivitete kulturore e sportive. Në veqanti dëshiroj të potencoj ndihma financiare e profesionale që i është bërë LAPSH-it (Lidhja e Arësimtarëve dhe Prindërve Shqiptar në Bavari) në rihapjen e klasave dhe rritjen e numrit të nxënësve të mësimit të gjuhës shqipe në  Bavari. Pastaj Besa eshte Sponzore e shume shoqatave shqiptare në Mynhen, Rosenheim, Augsburg, Kaufbeuren, Pfafenhofen, Mosburg, Regensburg etj. Gjthashtu Besa ka dhënë kontrbutin e vetë të mundshëm në vendosjen e Bustit të Shën Nëna Tereze në Pfafenhofen. Pastaj vlen të përmendet edhe ndihma e ofruar per Spitalet e Prishtinës, Pejës.e Mitrovicës si dhe në Tiranë e Shkodër është ndihmuar arësimi, thote në vazhdim z. Krasniqi.

Image

Në këto tetë vite kemi arritur të ndërtojmë disa shtëpi për personat me nevojë në Vendlindje, pastaj në Vendlindje kemi ndërtuar edhe shkolla dhe kopshte fëmijësh. Pra ndihmat tona që i ofrojmë Shoqatave nuk janë vetëm në formë monetare por edhe në formën e dhënjes së përvojave si dhe në bashkorganizim të seminareve sidomos të atyre me tematika ekonomike. Thjeshtë jemi urëlidhëse në mës ekonomisë së vendit ku jetojmë dhe ndërmarrjeve që veprojnë këtu por edhe të ndërmarrjeve në vendlindje.

Kështu si Fondacion gradualisht kemi arritur të forcojmë edhe më tepër komunikimin me autoritetet politike Gjermane dhe ato nga Vendlindja, si Shqipëria, Kosova e më gjerë, thotë z. Seferi.

Të arritur tjetër duam të përmendim edhe marrëveshjen për të sjellur nxënës nga Kosova për të kryer profesione të ndryshme në Gjermani rrespektivisht në Bavari. Në vitin 2017, pas komunikimeve të rregullta me autoritetet e Kosovës, me GiZ-in dhe me Ambasadën Gjermane  kemi arritur që nxënësit e përzgjedhur për shkollim profesional brenda katër javësh të pajisen me viza shkollimi. Shkollimi i tyre do të zgjas tre vite.

Sukseset tona të arritura gjatë këtyre tetë viteve nuk përfundojnë këtu, Fondacioni Besa, apo anëtarë të saje janë gjithnjë në kontakt me politikën vendore e Europiane, si me deputetë lokal, pastaj të Landit të Bavarisë e deri te ata Federativ duke mos mbetur anash kontakti me deputetë e kandidatë për deputetë të Parlamentit Europian siq jane Bernd Posselt e Manfred Weber. Manfred Weber është kandidati potencial edhe për Kryetar të Parlamentit Europian. Bizneset shqiptare të grumbulluara prane Fondacionit Besa kanë arritur edhe suksese tjera duke qenë urëlidhëse dhe ndërmjetësuese mes politikave, psh përmes deputetit te CSU ne Parlamentin Europian, Z. Markus Feber dhe Z. Mcallister ështe mbështetur organizata joqeveritare GERMIN. Me GERMIN-in kemi kontakte të rregullta dhe natyrisht edhe raporte të mira.

Ne kemi kontakte me një numër të konsiderueshëm nga politika Gjermane e Europiane, mirëpo me qëllim i përmendëm vetëm disa prej tyre sepse janë personalitete që përveq të arriturave tjera në politikë ata janë personalitete edhe në fusha tjera. Psh. Z. Bernd Posselt ka bllokuar rezoluta në Parlamentin Europian,  të cilat nuk kanë qenë në të mirë të Kosoves. Pastaj mjekë nga Pentagoni i SHBA-së vijnë dy herë në vit në Augsburg për të marrë përvoja profesionale shëndetësore nga prof. prof. Michael Bayer si dhe e përmendëm Z. Manfred Weber i cili është duke u ngritur në pozitat më të larta në Parlamentin Europian, duke kandiduar edhe për Komisioner.

Ndërsa në fushën ekonomike dhe investuese në Vendlindje Fondacioni Besa ka arritur rezultate të mira. Anëtarë të saj kanë investuar në drejtime të ndryshme ekonomike, si psh. mullinjtë për prodhimin e rrymës me erë në Golesh janë investim i njërit nga anëtarët tanë, pastaj përfitimi i pelletit nga thëngjilli, ndërmarrja për përpunimin e dritareve të cilat kanë gjetur mundësinë për eksport si dhe investime tjera në gastronomi etj.

Besa ka edhe synimet e saja. Synimi parësor është që të ofrojë sa më shumë ndërmarrës shqipëtar në këtë rrjet ekonomik, mundësisht të arrij t'i ketë në antarësi të gjithë ndërmarrësit shqiptar në Bavari pa marrë parasysh se a janë ndërmarrje të vogla, fillestare apo të mesme e të mëdha me përvoja të gjata ekonomike. Suksesi yne si subjekt rrjedh nga ajo se kemi besim dhe transparencë të plotë mesveti

Edhe mëtutje të ndihmojmë Shoqatat bartëse të kulturës e traditës shqipëtare, të ndihmojmë e ta përkrahim pa masë LAPSH-in në mbarëvajtjen e mësimit të gjuhës shqipe në shkollat gjermane dhe mundësisht të përfshihen sa më shumë nxënës shqipëtar në mësimin plotësues të gjuhës shqipe.

Të thellojmë bashkëpunimin dhe të bëhet mirëpërdorimi i lidhjeve aktuale tona me institucionet Vendore, përmes deputetëve të këtushëm deri në nivelet e politikës Europiane.

Pastaj ta ndihmojmë nevojën e kohës që diaspora shiptare të jetë më e avancuar në Vednlindje, që diaspora nga trajtimi si temë të kthehet në palë e proceseve të zhvillimit të Vendit. Të jetë bashkvendimarrëse në këto procese. Të shkëmbejmë përvojat tona ekonomike, arësimore e të politikave të zhvillimeve shoqërore e demokratike të ndërtimit të shtetit, pra të Vendëlindjes.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat