Sami Hyseni - refugjat i djeshëm që u bë sinonim i të arriturave të mëdha

Gjermania

Sami Hyseni - refugjat i djeshëm që u bë sinonim i të arriturave të mëdha

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 27 janar 2019 Në ora: 11:49
 Barkat restorant për ushqim dhe pije të tipit ma modern - pronë e Sami Hysenit

Donatori Sami Hyseni në  moshën tetëmbëdhjetë vjeçare u përshëndet me prindërit,  të afërmit dhe vendlindjen - qytetin e Mitrovicë dhe me një valixhe krahu në dorë doli nga oborri i kullës! Ishte i prerë tani për vendimin që kishte marrë. Kjo, mbase kur i parashtronte një detyrë vetës, vetëm sa hulumtonte shtigjet, që do jenë më të favorshme deri në pikën e përcaktuar nga vet ai. I tillë është Samiu i cili e mori rrugën drejt Gjermanisë. Sa arriti në këtë shtet mik, u paraqit dhe u sistemua si refugjat! Refugjati i djeshëm, do bëhet sinonim për shumë tjerë i cili me punën dhe  sjelljet e tij që  arriti shume. Samiu, sot është një afarist i suksesshëm, i cili   identifikohet, ndryshe nga miqtë, kolegët e partnerët e tij si "shembull për të mirë"! Ky afarist, i shkathtë, i dashur, i respektueshëm, i urte  në Gjermani nuk qëndroi duar kryq dhe pa vonua shumë u sistemua në një lokalitet, jo edhe shumë të madh me sipërfaqe, por  me një arkitekturë tërheqëse për çdo vizitor që nga mesjeta, siç thonë studiuesit vendorë.

Kur themi historikisht, kemi parasysh, historikun e qytezës piktoreske të Kobern-Gondorf në Gjermani i cili shtrihet buzë lumit Mosel, i cili  karakterizohet me ndërtesa të vjetra për shekuj. Sikur, edhe sot e kësaj dite, stoikisht sfiduan fortuat të cilat i qëndrojnë krenarisht mbi themelet e vjetra, sikur ngërthejnë me një heshtje të hareshme në vete. Vlen të përmendet se ky qytet me rrethinën  dallohet me  sipërfaqe  të mbjella me vreshta, përkatësisht të prodhimin të hardhisë së rrushit, që kryesisht prodhohen verëra të gjitha llojeve. Lartë, mbi kodër sikur lëshon sytë Kështjella e vjetër prej pesë shekujsh, aq sa ka edhe Kalaja që sot njihet si muzeu i prodhimit të verës e cila daton që nga shekulli i XV, sipas arkivit të rrethit në qytetin  Kobzen!

Punët e nisur nga ky, afarist  i vyeshëm, iu përshtat këtij  ambienti turistik rreth e për qark, mbase shquhet me zhvillimin e gastronomisë, hotelerisë dhe turizmit. Supozohet, se brenda një viti këtë lokacion e vizitojnë mbi miliona vizitorë, vendorë e të huaj. Semiu e  pa së në këtë qytet dhe rrethine  e tij është perspektiva e tij për të arritur diçka në karrierën e tij, me shumë pasion  në një nga këto gastronomitë me traditë të gjatë.                                                                                                         

“Qytetaret  gjermanet - kur bëjnë pyetje sugjestive pyesin si mërgimtari Sami Hysen u bë "bosë ?..."

Në këtë shkrim toni gazetaresk mos të harrojmë sharmin, kulturën dhe qasjen tejet elegante karshi vizitorëve e popullatës vendore. Këtë talent, apo "armë të fshehtë" tek vetja e tij, sikur ia zbuluan të tjerët. E vlerësonin shumë Semi Hysenin, përshëndetjen me shumë elokuencë, kulturën e punës, qasjen e komunikimin që bënë me njerëzit e të gjitha streseve, popujve e të tjera. Ndërkaq në bisedën që patan me te fituar e fituam bindjen që kursimin e kishte  ëndërr peng, të konfiguruar në brendinë e tij ! E ajo ishte, të zotërojë e personifikojë një nga këto lokalet e gastronomisë.  Ky mërgimtar i punëve të mëdha që i ka bërë  ia doli të "prekë ëndrrën" në botën perëndimore, ku tani e kishte formësuar identitetin të ngritur apo avancuar në personalitet . Mori dy lokale në qendër të lokacionit historik të qytetit turistik në qytetin  Kobern-Gondorf. Pastaj, pa u hamendur fare, i kishte "shkelë" syrin lokalit tejet të frekuentuar, në  buzës së lumit Mosel. Çdo gjë shkonte sipas parametrave dhe ia doli të jetë pronar, edhe i lokalit Marina në "Winingen", pranë lumit Mosel, që vizitohet kryesisht nga pjesa elitare të njerëzve të pasur, që kanë traditë nga trashëgimia e pasurisë familjare. Këtu, Semiu njihet edhe me shumë kultura, mbase ky është ndër portet më të njohura në Gjermani.

Image
Donatori Sami Hyseni shembull për të mirë në Gjermani

Tani ishte vetë pronari, vetë personazhi, që pret e përcjellë mysafirë të shumtë, jo vetëm nga Gjermania e Evropa, por edhe nga gjithë globi, siç e thamë edhe më lartë. Menaxhimi, fleksibiliteti,  dhe gjenialiteti në këtë fushë, janë tipare që identifikohet ky punëtori i vyeshëm,  i pa harruar fisnikërinë dhe bujarinë si traditë të gjenit e gjakut të trashëguar nga të parët. Këto virtyte, ky shqiptarë i vyeshëm  i kishte mbjellë në vete dhe i barti si "nëna lehonën" edhe këtu në emigrim. "Magjistari" i gastronomisë, bënte që vizitorët të presin në radhë, qoftë për dreke apo edhe për darkë. Ky ishte Semi Hyseni i cili në restorante e tij atraktive priste dhe përcjelltë  personalitetet më të larta, nisë nga rrethi, qarku e deri në strukturat më të larta shtetërore në Gjermani.  

Më këto restorante atraktive, Semiu depërton në qendër të qytetit Koblenz. Këtu, blenë edhe një objekt tjetër. E mori në pronësi Hotelin "Hotel kontinental", përballë stacionit kryesor të trenit dhe autobusëve në qytetin Koblenz. Shi për këtë, xhelozia sa vjen e shtohej nga kolegët e shumtë, vendor e shumica të huaj, kur bënin pyetje sugjestive: ky "refugjat" u bë "bos"!  I cili është kthyer në vlerë ekonomike me interes të shtetit gjerman.   

Ne si Lidhje e Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë në Gjermani- na tha Hasan Qyqalla- kryetar, bashkërisht organizojmë orën e parë Letrare "Pavarësia poetik pranverore" – 2008”, fill pas Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.                                                              

Ky mërgimtar i punëve të mëdha  ia doli të "prekë ëndrrën" në botën perëndimore ...

Takimet  tët tilla ma parë i mbanim,  nëpër salla të Kishave, me çmime të arsyeshme, mbase edhe nuk kishim ndonjë buxhet apo përkrahje. Kur pa kushtet teknike  mbanim këtë festival të rëndësisë së veçantë. Donatori Sami pa vonua shumë u bë bartësi kryesor i organizimit të  gjitha aktiviteteve të shoqatës së shkrimtareve ne Gjermani i cili çdo gjë e mori perisperi rreth organizimeve të aktiviteteve me shpenzimet e veta. Ne Shoqatës së shkrimtare- na tha Hasan Qyqalla kryetar - na mbeti vetëm pjesa e skenarit artistike, ishte një lehtësim për pesëdhjetë për qind, nga barra që kishin.

Që nga atëherë, jemi bashkë organizatorë të këtij Festivali Tradicional Poetik, e mbajtëm  në  "Hotel Kontinental" në qytetin Koblenz, ku  u mbajte edhe Kuvendin e Parë Themelues të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë si integrim i të gjitha  asociacioneve e shoqatave simotra, që vepronin në botën e emigracionit shqiptarë. Këtu përveç delegatëve dhe përfaqësuesve nga Evropa, erdhën edhe delegat nga Amerika, Kanadaja, Zelanda e Re e vende të tjera!

Duke u bazuar në atë donatori i mirënjohur nga Mitrovica  e Kosovës Sami Hyseni me aktivitetet e veta  ia arriti ti ktheje famën të qytetit  Koblenzit  qyteti të lashtë të artit dhe të kulturës  gjermane i cili  njihet si kryeqyteti i artit dhe kulturës gjermane! Me aktivitet e treguar  donatori Sami Hyseni, zgjedhe anëtarë nderi të Lidhjes të Krijuesve Shkrimtar në Mërgatë. Po ashtu në Festivalin Poetik të Nëntorit  kjo shoqatë  e zbulon pllakën në hyrje të "Hotel Kontinental"!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat