Në Wuppertal u përkujtua Presidenti Historik Ibrahim Rugova - Bota Sot
Në Wuppertal u përkujtua Presidenti Historik Ibrahim Rugova

Gjermania

Në Wuppertal u përkujtua Presidenti Historik Ibrahim Rugova

Nga: Jakup Gerguri Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 20:50
Në Wuppertal u përkujtua Presidenti Historik Ibrahim Rugova

Nëndega e LDK-së për NRW në Gjermani,me një Akademi Përkujtimore ,shënoi 13 vjetorin e shkuarjes në amshim te President Rugoves.Me intonimin e hymnit Dardan filloi Akademia .Nënkryetari i Kryesisë së Nëndeges z. Enver Musa i përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për praninë e tyre.

Kryetari i Nëndeges z. Jakup Gërguri i falënderoi të pranishmit dhe në mes tjerash foli edhe për rëndësinë e kësajë Akademie dhe përkujtimeve tjera që bënë kjo Nëndegë.

Të flasish për Biografi të President Rugoves ,para jush aktivist e veprimtar të nderuar ndoshta është paksa e ngarkuar, ngase seicili tashmë e di këtë.Mund të flitete me orë të tëra, ngase seicila periudhë e jetes së Presidentit është kapitull i veqant.Mund të flitet shumë për Rugoven fëmij,për Rugoven jetim,nxënës,student ,studijues,shkrimtar,kritik letrar,kryesues i shoqates së Shkrimtarve të Kosoves,Kryetar i LDK-së,deri te Kryetar i parë dhe historik i shtetit të Kosoves.

Seicila periudhë pra ka veqoritë e sajë.Kisha veque periudhen kur Dr.Rugova kryesoi Shoqaten e Shkrimtarëve të Kosoves.Aty me një punë briljante pavarsoi Shoqaten nga ish kthetrat  Jugosllave në atë kohë.Për sot kemi pregaditur dy storie filmike për Presidentin historik;njëra INMOMERIAM dhe tjetri Ngushllimet për Presidentin.Ju ftoi t´i shiqojme s´bashku,besoi kan shumë domethënje për momentin,perfundoi Kryetari i Nëndeges z. Jakup Gerguri.

Pasi u emituan këto dy gjirime Akademia vazhdoi me fjalë rasti nga veprimtarët;

Z.Qazim Bajgoraliu-ish Kryetar i Deges për Gjermani në mes tjerash theksoi:Sot jemi mbledhë me përkujtue në 13 vjetorin e shkuarjes në amshim Presidentin Historik Ibrahim Rugoven.Presidenti arrijti të krijoi Miq dhe të identifikoi problemet shqiptare me veprimtarinë e tijë,andaj kështu u shëndrrue në Emblemë të popullit shqipëtar.Ai arrijti të na pasqyroi realisht në botë popullin shqipëtar si paqësor ,liridashës dhe me identitet dhe lufte të pathyeshme deri në pavarësi.

z.Agush Balaj ,ish deputet në parlamentin e Kosoves në Legjislaturen e shpalljes së deklarates për pavarsi me 2 korrik 1990.Pasi falënderoi organizatorin theksoi se President Rugova ishte Kryetar i Kosoves ,por ishte edhe udhërrefyes për gjithë rajonin se si ndërtohet paqa dhe liria për popujt,sidomos në rajon.Sot iu mungon Kosoves ,dhe po të ishte ,sot do kishim krejtë tjeter orientim.Ai e hetoi me kohë shkatrrimin e Jugosllavisë,andaj ndërmorri veprimet me vlerë kombëtare ,si Pajtimi i Gjaqeve,Shpalljen e pavarsisë,shpalljen e deklarates Kushtetuese ,si dhe sanimin e konfliktit të hershem që përpiqej të instalohej në Kosovë nga tjerat Republika të ish Jugosllavisë ,si dhe nga vetë Serbija.Pastaj themeloi Lidhjen Demokratike të Kosoves ,si lëvizje gjithëpopullore,e cila edhe sot nuk është e dobët,por bënë një Politikë të urtë dhe premtuese ,andaj  kujtoi që s´ka vend për shumë pesimizem siq po hetohen nga disa.

Z.Muharrem Maliqi -veprimtar nga kjo Nëndegë shpalosi kujtime nga takimet me President Rugoven ,dhe rrefeu për një fluturim të përbashket me Presidentin nga Shkupi për Zagreb para shumë vitesh.Falenderoi Kryesinë- për organizimin e këtyre evenimenteve.

z. Hamit Halili-veprimtari më i moshuar ,dhe  një ndër themeluesit e Deges së LDK-së për Gjermani, falënderoi organizuesin ,dhe theksoi se President Rugova ,me LDK-në na mundsoi organizimin legal,dhe hjekjen e maskave në protestat tona në kohen e ish Jugosllavisë.

Akademinë e shpalli të perfunduar z. Enver Musa-Nënkryetar i Nëndeges së LDK-së për NRW.

03.02.2019 Jakup Gerguri NRW-Gjermani

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...