Tentoi të vriste policin gjerman, gjykohet 33-vjeçari shqiptar - Bota Sot
Tentoi të vriste policin gjerman, gjykohet 33-vjeçari shqiptar

Gjermania

Tentoi të vriste policin gjerman, gjykohet 33-vjeçari shqiptar

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 07:37
Ilustrim

Pasi dyshohet se ka tentuar të vrsite një oficer policie, paraditen e sotme para Gjyktës rajonale të Krefeldit në Gjermani, është paraqitur një shtetas kosovar 33-vjeçar.

Sipas aktakuzës, kosovari pa vendbanim të përhershëm në Gjermani, gjatë kontrollit ishte identifikuar me një kartë identiteti të falsifikuar, shkruajnë mediat gjermane.  Kur zyrtarët i thanë atij se duhej të shkonte në stacionin policor, ai kishte bërë rezistencë masive.

Më pas, ai ia vuri një rrip të çantës rreth qafe një polici. Për rreth 30 sekonda, ai pothuajse e mbyti policin, derisa ai nuk arriti të lirohej nga situata me ndihmën e shufrës së tij, informon Shtegu.com. Prokuroria e vlerëson këtë si një vrasje në tentativë.

Përveç kësaj, të dy policët gjatë përleshjes pësuan gërvishtje, plagë dhe prerje në trupat e tyre. Sipas gjykatës, deri në kohën e aktakuzës, i akuzuari kishte heshtur për akuzat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...