Diaspora e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit dhe proceset e rëndësishme politike

Gjermania

Diaspora e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit dhe proceset e rëndësishme politike

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 21:17
Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri Haradinaj iu është përgjigjur interesimit të shumë bashkatdhetarëve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në Munich të Gjermanisë, sot ka zhvilluar një takim më bashkatdhetarët në Gjermani.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj shprehu falënderimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë bashkatdhetarët tanë për Kosovën në të gjitha periudhat.

“Ndjehem mirë kur jam në mesin tuaj, pasi që jeni kontribuues të mëdhenj për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Qeveria e Kosovës do të jetë pranë jush në çdo moment dhe për këtë kemi themeluar Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, dhe tani keni një adresë tuajën”, tha kryeministri Haradinaj.

Duke vlerësuar rolin e diasporës në Gjermani, kryeministri Haradinaj tha se zëri i tyre ka qenë zëri i Kosovës në momentet vendimtare, duke ju bërë thirrje që të shohin mundësinë e investimeve në Kosovë dhe shprehu zotimin e tij dhe të Qeverisë që udhëheq se kërkesat e  diasporës do ta kenë vëmendjen e duhur.

“Ju i keni dhënë mbështetjen e pakursyer vendit në momentet më të rëndësishme dhe të vështira historike dhe edhe tani në përmbyllje të shumë proceseve që po kalon Kosova, roli juaj është i nevojshëm, në mbrojtjen dhe përkrahjen sovranitetit të vendit”, tha Kryeministri Haradinaj.

Image

Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri Haradinaj iu është përgjigjur interesimit të shumë bashkatdhetarëve të cilët shprehën gatishmërinë e tyre që potencialin ekonomik ta investojnë në Kosovë, në të njëjtën kohë kërkuan që Qeveria të krijojë edhe më tej lehtësira për bashkatdhetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat