Takimi me miq në Gjermani

Gjermania

Takimi me miq në Gjermani

Nga: Haki Latifi Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 19:41
Haki Latifi me miq

Gjatë qëndrimit në qytetin Baden-Baden për fundjavë, në një ditë të bukur me diell, duke ditur që miku im i çmuar Dan Gashi jeton në këtë qytet të Gjermanisë, kisha në plan ta takoj. 

Miku im Dan Gashi, i takon gjeneratës së mërgimtarëve të viteve 70 - ta që ka ardhur në Gjermani. Me të njihemi gjatë aktiviteteve tona të përbashkëta në kuadër të LDK-së. Ai përveç punës së përditshme për familjën,  me veprimtarinë e tij, kontriboi edhe për Atheun dhe shtetformim të Kosovës. Krahas veperimtarisë atdhetare, është autor i disa librave me poezi, të përkthyera edhe në gjuhë të huaja si dhe është autor i shumë punimeve të pikturave dhe pjesmarrës në shumë ekspozita në Gjermani, në Kosovë dhe në vende të ndryshme të Europës. 

E thëras në telefon dhe u përshëndetëm duke i treguar për vendodhjen dhe dëshirën që ta takoj, natyrisht nëse nuk e pengoj në planet familjare. 

Megjithëse i moshuar, është energjik dhe me atë buzëqeshjen karaktristike, u përshëndetëm me njëri-tjetrin dhe shfrytëzova rastin ta ngushëlloj për vdekjen e motrës. 

Në fillim bëm një shëtitje në qendër të qytetit, duke më treguar për kulturën dhe historinë e qytetit. Herë-herë me mikun u shikonim përballë dhe sy më sy, edhe kur heshtnim, heshtja fliste vetë. Pastaj ia shtruam bisedës, “për shtatë palë qejfe”.  Vërtet ka një pasuri shpirtërore kombëtare e njerëzore...Kjo me bëri të lumtur kur takoj nje mik punëtor, të sinqert e paqësor... gjerësa koha po kalonte, u interesova edhe për miq tjerë, bashkëveprimtarë që jetojnë në Gjermani. Gjatë bisedës në vazhdim, kujtuam një mik shumë të dashtun tonin, Fatmir Kastratin. Ai jeton në Strasburg të Francës, rreth 60 km. nga Badeni.

Pa humbur kohë, e marrim në telefon dhe vendosëm ta vizitojmë. Bashkë me ne ishte edhe e ime shoqe Nexhmija.

Image

… u nisëm për në Strasburg për të takuar mikun tonë të dashur e Fatmir Kastrati, këtë njeri me gjene fisnike, gjene këto të cilat i kanë hapur shtigje në çdo hap të nisur, asnjëherë nuk u përul dhe dallgët e jetës i kaloj me krenari e dinjitet. Pas një udhëtimi rreth gjysmë ore, Fatmiri kishte dalur të na pret në hyrje të qytetit. U përshëndetëm të gëzuar që u pamë duke i propozuar që të hymë në një Restaurant aty afër dhe të pimë nga një kafe përshkak të kohës së kufizuar që kishim. Në një përgjigjie karakteristike të një mikëpritësi llapjan, Ai tha: „ nuk bënë kursesi, ju sa më gëzuat që ju pash, tash do të më hidhëroni. Ju lutem hypni makinës dhe më ndiqni pas deri në konakun tim.“  U shikuam në sy me Dan Gashin dhe në heshtje e pranuam propozimin.

Në hyrje të banesës së Fatmirit, na pritën me përzemërsi bashkëshortja e tij bashkë me vajzën dhe mbesën. Të cilat na shërbyen me kafe ahtu qysh e don tradita shqiptare.

Ndërsa ne vazhdojmë me bisedat tona të cilat ishin vëllazërore, miqësore e të çiltërta, të thjeshta, e herë-herë me humor e fjale mjalti, që janë futur thell në zemrën tonë, të cilat kurrë nuk do të shkulen  nga rrënjet e kujtesës.

Image

Fatmiri kishte përgaditur edhe një dhuratë befasuese për mue, që kishte vulën e Presidentit Rugova me flamurin Dardan. Duke thënë se: „Mikut Dan Gashi ja kam dhuruar më herët, ndërsa për ty, ka kohë që ta kam ruajt, dhe ja erdhi momenti për ta dhurar“. „Dhe, kot e kanë bajlozat që e hijekin nga zyrët simbolin e Dardanisë, që na la ananet Presidenti Rugova, ky simbol do të mbetët gjithmonë në zemrat e shqiptarëve për derisa të jetojnë Ata.“

E falënderuam përzemërisht mikun tonë, duke e uruar për shëndet e mbarësi, gëzime e lumturi, për vetën dhe familjen e nderuar të tij.

…Ja, kështu e mbyllëm takimin tonë të djeshëm, të thjeshtë, por të bukur, mbushur plot mbresa dhe emocione të pashlyera dhe na fali shum kujtime te çmuara. Për të cilin i falënderoj nga zemra!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat