Do të kthehem në Prishtinë - Bota Sot
Do të kthehem në Prishtinë

Gjermania

Do të kthehem në Prishtinë

Hilmi Gashi Nga Hilmi Gashi Më 18 mars 2019 Në ora: 14:18
Ismet Zabeli dhe Eddy Gringo

Vetëm ai që jeton larg vendlindjes e di se ç'është malli për të.Është një zjarr që të djeg shpirtin,janë ëndrra që të shoqërojnë çdo natë.

Cilido që është larguar nga vendlindja i shtyrë nga dallget e jetes,ka mbartur më vete valixhen më kujtime dhe ëndrra të pa realizuara në vendlindje,me shpresen që ato t'i realizojë diku gjetke.

Edhe pse larg,mendja dhe zemra e tyre mbetet në vendlindje,aty ku balta është më e ëmbël se mjalta.

Pse largohen kosovaret nga Kosova edhe tani që ajo është e lirë,është shtet sovran?Ku shkojnë kosovaret?Pse n'Kosovë nuk rrinë?

Ikin sepse politika e mbrapsht nuk u krijon atyre asnjë shpresë per të ardhmen,sepse lideret në pushtet i trajtojnë qytetarët thjeshtë si numra,i konsiderojnë një vot më shumë apo më pak per të siguruar per vete karrigën e ëmbël të pushtetit.

Qytetaret e Kosovës,rinia e saj,marrin serish rrugen e mergimit,duke u endur rrugëve të botes,të mbytur nga deshprimi,të vrarë nga indiferenca e pushtetarëve,nga mungesa e perspektives,në kerkim të shpreses dhe një jetë më të mirë.Ikin duke lënë pas Atdheun,prindërit,miqtë,duke marrë më vete vetëm dhimbjen.Por atdheu i terheq si magnet.Thirrja e largët është më e fortë se deshira per të qendruar.

Atje në dhe të huaj,emigranti një sy e një vesh i ka nga vendlindja,nderkohë që zemra i rreh vetem per Atdhe.Ninullat fëmijëve ia këndon vetem shqip e nusen e merr më bajrak.Pas punës së lodhshme,ngushllimin e gjën tek çiftelija qe e ka marrë më vete kur është larguar.Mblidhen sëbashku familjarë,miq e shokë e çmallen sadopak duke shfryrë në telat e çiftelisë mallin qe i rendon në shpirt.Ndaj dhe vargjet dalin nga thëllësia e zemres,duke e shprehur një premtim. 

" Do të kthehem unë serish e serish,

... Prandaj më duani,siç ju dua,

E më prisni,kur të vij"

Duke parë perditë nga afer jeten e emigrantëve kosovar në Gjermani,duke perjetuar edhe vetë mallin për vendlindjen njesoj me emigrantet e tjerë, dueti:Ismet Zabeli dhe Eddy Gringo,në bashkpunim më Produksionin Muzikor "Fitim Gashi & Marra Kesh" kan publikuar këngën me te re, të kombinuar,hip hop-popullore "Do t'kthehem n'Prishtinë", një kombinim vargjesh të njohura mirë per dashamirësit e këngës e sidomos nga mergimtarët.Kjo këngë është një himn i ri,një proteste e rinisë kurbetqare kunder braktisjes masive të Kosovës nga rinia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...