E goditi 8 herë me çekiç në kokë dhe e hodhi në lumë, burg të përjetshëm për vrasësin e shqiptarit në Gjermani - Bota Sot
E goditi 8 herë me çekiç në kokë dhe e hodhi në lumë, burg të përjetshëm për vrasësin e shqiptarit në Gjermani

Gjermania

E goditi 8 herë me çekiç në kokë dhe e hodhi në lumë, burg të përjetshëm për vrasësin e shqiptarit në Gjermani

Më: 3 prill 2019 Në ora: 15:21
Xhoi Musaj

Rreth dy vite pas vrasjes së të riut shqiptar Xhoi Musaj në Gjermani është dënuar një nga autorët e dyshuar të krimit.

Një gjykatë në rrethin e Ulm dënoi me burgim të përjetshëm vrasësin e 19-vjeçarit.

Hetuesit thanë se provat tregojnë bindshëm përfshirjen e 47-vjeçarit nga Göppingen në vrasje.

Dy ekzekutorët pohuan në gjykatë se donin të merrnin hak për vrasjen e një personi në Shqipëri 17 vite më parë, raportojnë mediat gjermane.

47-vjeçari u dënua me burgim të përjetshëm ndërsa nuk është dhënë ende vendimi për shqiptarin tjetër të përfshirë në vrasje, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur.

Xhoi Musaj u vra me 8 goditje me çekiç në kokë

Viktima është vrarë me tetë goditje me çekiç në pjesën e pasme të kokës. Motivi i vrasjes është hakmarrja. Gjithçka nisi kur xhaxhai i viktimës vrau një person në Shqipëri në vitin 2000.

Kjo solli një seri vrasjesh zinxhir për hakmarrje.

Sipas prokurorisë, 19-vjeçari u josh nga vrasësi dhe bashkëpunëtori i tij, në prill të vitit 2017,dhe më pas e vrau duke e goditur më çekiç pas koke dhe hedhur në një liqen jo shumë larg Ulm.

Mbrojtja tha se klienti i tyre thjesht kishte bërë një shërbim për vrasësin e vërtetë- një ekzekutues profesionist me emrin ‘Don’. Por gjyqtari tha se kjo është e parëndësishme pasi të dy kanë vepruar me një qëllim të qartë, vrasjen e Musajt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...