14 vjeçari nga Kosova Dio Dragaj siguron finalen në ‘’The Voice Kids’’ të Gjermanisë 

Gjermania

14 vjeçari nga Kosova Dio Dragaj siguron finalen në ‘’The Voice Kids’’ të Gjermanisë 

Më: 21 prill 2019 Në ora: 07:04
Dio Dragaj

Dio Dragaj, është emri më i ri që pritet të shijojë suksese në arenën ndërkombëtare në muzikë.

14 vjeçari ka arritur që pas disa performancave të mrekullueshme të sigurojë pjesëmarrjen në finalen e ”The Voice Kids” të Gjermanisë.

Dio Dragaj është edhe i biri i Adnan Dragajt, ish-frontmentit të grupit të njohur ”Humus”.

talenti i tij i jashtëzakonshëm kishte bërë që anëtarë të jurisë edhe të ngriteshin në këmbë duke kërkuar që ai të jetë pjesë e grupeve të tyre.

Dragaj do të paraqitet në finalen e madhe të dielën e 21 prillit me fillim prej orës 20:15 në kanalin televiziv SAT1, ku edhe do të kuptohet si mund të votohet nga publiku.

Mediat vendore kishte raportuar edhe më parë për talentin e Dio Dragaj dhe audicionet me pjesëmarrjen e tij të cilat po zhvilloheshin në Gjermani.

Dio Dragaj gjithashtu ka disa ‘cover’ të këngëve të ndryshme të publikuara në rrjetet sociale që janë mjaft të pëlqyera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat