Shqiptari në mes të rrugës i plagosur rëndë me armë zjarri në Gjermani

Gjermania

Shqiptari në mes të rrugës i plagosur rëndë me armë zjarri në Gjermani

Më: 2 maj 2019 Në ora: 22:48

Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri në qytetin Wupertal në Gjermani, në një ngjarje të ndodhur më datën 28 prill.

Dy vëllezër nga Fieri kanë qëlluar me armë zjarri një 36 vjeçar nga Durrësi, ku mësohet se shkak për këtë ngjarje të ketë qenë një konflikt për pazare droge.

Të tre personat e përfshirë në ngjarje thuhet se janë shokë midis tyre.

Siç shikohet edhe nga video e siguruar nga Dosje.al, i riu shqiptar ndodhet në mes të rrugës i gjakosur, ndërkohë që pak më tej ndodhet edhe një armë zjarri, tip pistoletë, që mendohet se është përdorur për plagosjen.

Shumë kalimtarë kanë shkuar ti japin ndihmën e parë, ndërsa njëri prej tyre pyet nëse ai është mirë.

Aktuaklisht shqiptari i plagosur ndodhet në gjendje koma në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat