Krimi mes shqiptarëve në Gjermani, vdes në spital pas 9 ditësh 36-vjeçari

Gjermania

Krimi mes shqiptarëve në Gjermani, vdes në spital pas 9 ditësh 36-vjeçari

Më: 9 maj 2019 Në ora: 06:18
Gjermani

Një emigrant shqiptar nga Durrësi u qëllua me armë zjarri në qytetin e Wuppertal, Gjermani ku mbeti i plagosur.

Mësohet se 36-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Lajmi është bërë i ditur sot nga Policia dhe prokuroria gjermane duke thënë se shqiptari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve që kishte marrë nga të shtënat me armë.

Identiteti i shqiptarit të vrarë nuk është bërë publik.

Dyshohet se kanë qenë dy vëllezër nga Fieri ata që kanë qëlluar 36-vjeçarin me origjinë nga qyteti i Durrësit.

Të tre mësohet të kenë qenë shokë, porse plagosja ka ardhur pas një konflikti për pazare të dyshuara droge.

Në videon më poshtë, i plagosuri shihet i shtrirë në asfalt dhe i mbuluar në gjak. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat