Vrau gruan e tij e më pas iku në Kosovë, Gjermania në kërkim të 37 vjeçarit

Gjermania

Vrau gruan e tij e më pas iku në Kosovë, Gjermania në kërkim të 37 vjeçarit

Më: 9 maj 2019 Në ora: 19:25
Autoritetet gjermane

Autoritetet gjermane po kërkojnë ekstradimin e të arrestuarit i cili dyshohet se pasi që vrau gruan e tij, ikur nga shteti gjerman për në Kosovë.

I njëjti sipas autoriteteve të drejtësisë së Duisburgut, dyshohet se pasi ka kryer aktin, trupin e viktimës e ka hedhur në një kanal.

Rasti për vrasjen e gruas së tij, sipas raportimeve të mediave gjermane tanimë ka kaluar në duart e autoriteteve të Kosovës.

Fillimisht, Gjermania kishte kërkuar ekstradimin e të dyshuarit, mirëpo për shkak se të dy shtetet nuk ekstradojnë qytetarët e tyre respektiv, një proces i tillë kishte pushuar.

Sipas dyshimeve të prokurorisë atje, motivi që ka shtyer 37 vjeçarin të vras gruan e tij, kanë qenë problemet me martesën e tyre.

Siç citohet nga mediat gjermane, autoritetet e Kosovës fillimisht i kishin konfirmuar Gjermanisë është arrestuar, mirëpo se më tutje nuk dihet asgjë për këtë rast, ose nëse i njëjti është liruar.

Megjithatë, mediat gjermane nuk kanë dhënë detaje për identitetin e të dyshuarit, i cili bashkë me viktimën kishin tre fëmijë.

Vajza e autorit të krimit raportohet të jetë në Gjermani, teksa dy fëmijët më të vegjël thuhet se janë marrë me vete nga babai në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat