LDK në mergatë nisi zgjedhjet mbarë, Jakup Gërguri rizgjedhet kryetar në nëndegen NRW

Gjermania

LDK në mergatë nisi zgjedhjet mbarë, Jakup Gërguri rizgjedhet kryetar në nëndegen NRW

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 23:57
Jakup Gërguri

Më 02.06.2019,në Wüppertal,Nëndega e LDK-së për NRW-Gjermani mbajti zgjedhjet e rregullta për Kryesinë e Nëndeges ,dhe delegatëve për Degë.

Me intonimin e Hymnit Dardan,Kryetari i Nëndeges Jakup Gërguri hapi mbledhjen zgjedhore.Pas miratimit të Rendit të Dites,z. Gërguri lexoi Raportin e punës dhe Aktivitetit 4 vjeqar.Ishte një Raport ku përfshinte gjithë punen në formë kronologjike që nga prilli 2015 deri maj 2019.Karakteristike e këtijë raporti është edhe ilustrimi me foto për qdo takim të mbajtur.Pas paraqitjes së Raportit u hap diskutimi për te.Nga të pranishmit u pëlqye pasqyrimi i  punës dhe Aktivitetit në këtë Raport ,ndërsa pati edhe kritika dhe vërejteje për organizimet ,sidomos për takimet në Prishtinë, për Oren e Presidentit ,dhe takime tjera gjatë pushimeve të veres në vendlindje.Pas një debati të gjërë rreth raportit ,në fund u miratue njëzëri.Pastaj u kalue në procesin e zgjedhjeve.U zgjedhen Komisionet ,Kryesia e punes,Komisioni verifikues,komisioni kandidues,dhe pas propozimit të kandidatëve edhe ai zgjedhor.Pastaj sipas Rregullores u zgjedhë Kryetari i Nëndeges.Ishin të propozuar 2 kandidat;Jakup Gërguri dhe Ilir Makolli.Me vota të fshehta u rizgjodh Jakup Gërguri  Kryetar për mandatin 4 vjeqar.U vazhdua me punë sipas rregullores dhe u zgjodhen edhe antarët e Kryesisë.Pas verifikimt të votimeve ,rezultatin e komunikoi z.Muharrem Xhafolli udhëheqës i komisionit zgjedhor ,i cili rezultoi:Enver Musa/Nënkryetar,Arben Gashi/Sekretar,Ilir Makolli/Arkatar,Enver Shala,Qazim Bajgoraliu,Asllan Asllanaj,Muharrem Xhafolli,Binak Gashi,Behxhet Krasniqi,Qazim Thaqi,Alush Bytyqi dhe Afrim Salihu. U votuan edhe delegatët për në Degë të LDK/së për Gjermani ,dhe u zgjedhen:Jakup Gërguri,Behxhet Krasniqi,Qazim Bajgoraliu,Arben Gashi,Asllan Asllanaj,Enver Musa,Alush Bytyqi,Enver Shala,Afrim Nuha,Bahtir Avdiu,Qazim Thaqi,Hilmi Gashi,Binak Gashi,Muharrem Xhafolli,Ibush Dyzi,Asllan Lajqi.Në fund një fjalë rasti mbajti Kryetari i Nëndeges .Ai falenderoi të pranishmit pë durimin dhe kontributin në këtë Kuvend zgjedhor ,ngase zgjati bukur gjatë(nga ora 12.30 deri 18.00),kjo për shkak se kështu është rregullue me rregulloren e punes së Kuvendit zgjedhor.Pasi falenderoi ish udhëheqësit e Nëndeges ai iu uroi të rinjëve për zgjedhjen e tyre ,dhe i falenderoi për gatishmërinë e tyre për marrjen e përgjegjësive.Shpresojmë dhe premtojmë se do vazhdojmë punen me Nëndegen tonë ,e cila sot po identifikohet si zbatuese e porosive të presidentit historik Dr.Ibrahim Rugoves,si Oren e Presidentit,Darken e Lames dhe tjera.

03.06.2019 Për Kryesinë e Nëndeges-Jakup Gërguri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat