Një rast tjetër tragjik ka ndodhur këtë javë në Gjermani.
Argjend Çitaku është gjetur pa ndjenja në rajonin ku po jetonte. Hetimet dhe dyshimet e para tregojnë se ai ka rënë në një lum afër fushës ku po luante futboll.
18 vjeçari është nga fshati Runik i Skënderajit. Bëhet e ditur se trupi i të ndjerit ka arritur në Kosovë dhe se sot do të bëhet varrimi i tij.