Ambasadori Cufaj: Gjermania për Kosovën është atdheu i dytë

Gjermania

Ambasadori Cufaj: Gjermania për Kosovën është atdheu i dytë

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 14:54
Ambasadori i Kosovës në Berlin, Beqë Cufaj

Ambasadori i Kosovës në Berlin, Beqë Cufaj ka dhënë një intervistë për revistën kryesore të diplomatëve në Gjermani, “Diplo Magazine”. Ai ka folur për situatën aktuale në Kosovë dhe për rëndësinë e intervenimit të NATO’s 20 vjet më parë.

Ambasadori i Kosovës në Berlin, Beqë Cufaj ka dhënë një intervistë për revistën kryesore të Diplomatëve në Gjermani, “Diplo Magazine”, e cila botohet në dy gjuhë- gjermanisht dhe anglisht në muajin qershor.

Në intervistën 10 faqëshe diplomati nga Kosova, Beqë Cufaj i cili më parë kishte punuar si gazetar dhe shkrimtar, ka folur për situatën aktuale në Kosovë, sfidat por edhe sukseset e vendit që ai përfaqëson në Gjermani.

Duke u ndërlidhur me 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës, Cufaj ka theksuar edhe njëherë rëndësinë e intervenimit të NATO-s duke thënë se vet fakti që në Ballkan tash 20 vjet po mbretëron paqe.

Cufaj po ashtu ka vënë theksin tek marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Gjermanisë duke potencuar që me vet faktin që në Gjermani jetojnë rreth 400.000 shtetas nga Kosova, duke shtuar se Gjermania për Kosovën është atdheu i dytë.

Revista Diplo Magazine i ka kushtuar, pos intervistës me Ambasadorin Cufaj, edhe 5 faqe turizmit të Kosovës. Kjo revistë botohet në 30.000 ekzemplarë dhe është e abonuar nga të gjitha institucionet kryesore të Gjermanisë si dhe përfaqësitë diplomatike nga mbarë bota në Berlin dhe Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat