I riu nga Kosova merr gradë në Ushtrinë Gjermane - Bota Sot
I riu nga Kosova merr gradë në Ushtrinë Gjermane

Gjermania

I riu nga Kosova merr gradë në Ushtrinë Gjermane

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 09:18
Flamur Ramaj

Dita e shtunë ka qenë e rëndësishme për karrierën e kosovarit që jeton në Gjermani, Flamur Ramaj.

Kosovari me prejardhje nga Istogu ka arritur suksesin e radhës në Ushtrinë Gjermane duke u graduar si “Lejtnant”. Parada graduese është mbajtur në qytetin e Hamburgut.

Ramaj ka vite që ndjekë shkollimin ushtarak në “Helmut Schmidt”, ndërsa është i lidhur fort edhe me Kosovën.

Flamuri nuk është i vetmi i familjes Ramaj që ndjek me sukses misionin ushtarak ngase një gjë të tillë po e bën edhe vëllau i tij, Shkëlqimi. Familjarë e shoqëri ishin pranë tij për të ndarë me të këtë ditë të veçantë të karrierës së tij.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...