Mbahet Kuvendi i IX zgjedhor i LDK së në Gjermani

Gjermania

Mbahet Kuvendi i IX zgjedhor i LDK së në Gjermani

Nga: Bajram Osmani Më: 24 qershor 2019 Në ora: 07:03
Nga punimet e Kuvendit

Në Frankenthal të Gjermanisë u mbajtë Kuvendi i IX zgjedhor i LDK së. Pas intonimit të Himnit Dardan fjalën e hyrjes e mbajti nënkryetari z. Abaz Imeri i cili përshëndeti të pranishmit si dhe përfaqësuesit e nderuar të Kryesisë qendrore të LDK-së, z. Haki Rugova nenkryetar dhe z. Sali Morina. Ai pastaj theksoi se: Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjermani gjatë gati 30 vjetëve të ekzistencës së saj ka lënë gjurmë të thella dhe të rëndësishme në organizimin politik të shqiptarëve, duke qenë njëkohësisht edhe një ndër shtyllat kryesore të organizimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në përgjithësi.

Kontributi i saj i para- dhe pasluftës shtrihet që nga 

- organizimi i financimit të strukturave paralele të Republikës së Kosovës,

- Fondi Humanitar i Aachenit për zbutjen e varfërisë, 

- mbështetja e Qendrës për Informim të Kosovës (QIK), 

- financimi për vite të tëra i organizimit të brendshëm të Lidhjes Demokratike në Kosovë, 

- organizimi i strukturave të vetëmbrojtjes në Kosovë dhe atë jo vetëm përmes ushtrimeve në veri të Shqipërisë,

- koordinimi i të gjitha degëve të LDK-së jashtë vendit,

e deri tek ndoshta roli më i rëndësishëm që ka luajtur Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjermani, ndërgjegjësimi i politikës dhe të opinionit gjerman rreth çështjes së Kosovës përmes

- organizimit të protestave masive në Bonn dhe qytete të tjera të rëndësishme me deri në 100.000 pjesëmarrës;

- organizimit dhe koordinimit të të gjitha takimeve të Presidentit Rugova me përfaqësues të ndryshëm politik në Gjermani dhe në Evropë dhe SHBA, me gazetarë si dhe me aktivistë të LDK-së dhe qytetarë;

- organizimit dhe koordinimit të të gjitha takimeve të anëtarëve të kryesisë së LDK-së me aktivistë, qytetarë dhe përfaqësues të politikës gjermane dhe të mediave. Në kuadër të këtyre takimeve veprimtarët e LDK-së dhe qytetarët në Gjermani kanë pasur rregullisht mundësinë të bashkëbisedojnë me Presidentin Rugova, Prof. Fehmi Aganin, z. Enver Maloku, z. Xhemajl Mustafa, Prof. Rexhep Gjergjin, Prof. Fatmir Sejdiu, z. Anton Kolaj, znj. Edita Tahiri, z. Skënder Blakaj dhe përfaqësues të shumtë të Universitetit të Prishtinës, të sindikatave, të minatorëve, të studentëve, e shumë e shumë të tjerë;

- Organizimit të takimeve të panumërta me qytetarë gjerman, përfaqësues politik në të gjitha rrafshet që nga komuna e deri tek parlamenti federal dhe kancelari dhe ministri i jashtëm në sensibilizimin rreth çështjes së Kosovës. Sensibilizimi i opinionit dhe i politikës gjermane rreth kërkesave të drejta të shqiptarëve në Kosovë do të rezultonte si vendimtar në vitin 1998-1999, kur Gjermania do të jepte miratimin e saj për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë;

- përmes punës së përditshme me mediat gjermane dhe ato evropiane për të shfuqizuar propagandën antishqiptare të Tanjug-ut dhe për të siguruar mbështetjen e mediave të lira për kërkesat e drejta të shqiptarëve në Kosovë. Po përmend këtu vetëm konferencat për shtyp të përfaqësuesve të LDK-së në Gjermani në Bundespressekonferenz në Bonn, pra në institucionin, në të cilin konferencat për shtyp i mbanin paralelisht kancelari dhe ministrat gjerman;

- organizimit në këtë kuadër të debateve të shumta të hapura politike, aktiviteteve të mirëfillta kulturore dhe veprimtarive të tjera të komunitetit shqiptar në Gjermani...

Pas fjalës së hyrjes u formua Komisioni i punës në këtë përbërje: Abaz Imeri, Fazli Hajdari, Isa Shabani Behxhet Krasniqi, Mehmet Zymberi dhe procedura e zgjedhjeve filloi.

Kanditatë për kryetar u propozuan: Osman Ferizi, Isuf Qetaj, Qazim Bajgoraliu, Jakup Gërguri. Pas votImin te fshehtë, komisioni zgjedhor raportoi se z. Osman Ferizi me shumicë votash zgjedhet kryetar për mandatin që vijon.

Image

Me votim te fshehtë u zgjodhën edhe delegatët për Kuvendin e LDK së në Kosovë e këta janë: z. Idriz Zeqiraj dhe z. Behxhet Krasniqi.

Interesim të veqantë zgjoi ekspozita: “Kontributi i Presidentit historik Ibrahim Rugova në shtetnformimin e Kosovës”, me bashkëautor Dr. Sadik Krasniqi dhe Ma. Besnik Rraci, e cila qëndroi e hapur gjatë gjithë Kuvendit.

Të pranishmit u ndanë të kënaqur me punimet e Kuvendit si dhe ekspozitën e lartëpërmendur!

Vazhdojmë së bashku!

Na priftë e mbara!

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat