Nëndega e LDK-së, NRW - Gjermani shënoi 2 Korrikun

Gjermania

Nëndega e LDK-së, NRW - Gjermani shënoi 2 Korrikun

Nga: Prof.EJUP STATOVCI Më: 7 korrik 2019 Në ora: 23:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kështu bënte pyetje për qdo ditë Prof.Ejup Statovci Komisionin për përpilimin e Kushtetutes në vitin 1990;rrefim i ish deputetit të asaje Legjislature z. Agush Balaj.

Nëndega e LDK-së për NRW -në Gjermani shënoj 2 korrikun me 06.07.2019.Me një fjalë rasti për 2 korrikun foli z. Jakup Gërguri -kryetar i Nëndeges.

Deklarata Kushtetuese për Pavarsinë e Kosoves ,e vitit 1990 ka peshë politike,fuqi lëvizjeje e inspirimit të vazhdueshem,mocion dhe aksion për periudhen në vazhdim për liri.

Ishte 2 korrik 1990,Radiotelevizioni i Prishtines drejtëpërdrejtë nga Prishtina,grumbull parlamentar para dyerve të Parlamentit të atëhershme,dyert e mbyllura e të bllokuara nga Policia,Polici të veshur e të pa uniforma në qdo kënd.z.Muharrem Shabani ,Bujar Xhurgjealla me 112 delegat qendronin stoik para ballafaqimeve verbale e fizike me rexhimin vrastar.Të pregaditur për perballjë me maltretime,rrahje,dhunë sharje e xhakosje ,vetëm e vetëm me realizue planin e paraparë.Ishte ai plan i pregaditur nga Akademia e Shkencave e Arteve te Kosoves ,me akademikët e shquar me në krye dr. Ibrahim Rugoven ,i cili fillimisht trasoi rrugen me Shoqaten e Shkrimtarëve të Kosoves ,në ballafaqim me të gjithë që ishin në anen e diktatorit e shtypësit në ish sistemin SerboJugosllav.

Të gjithë mbajmë mend ato momente dramatike,u arrijtë pika kulminante,u shpall deklarata për Pavarsinë e Kosoves,filloj lufta institucionale e hapur kundër Serbisë për bërjen e Kosoves të pavarur.Nga kjo ditë filloj të kuptohet në Botë se në Jugosllavi ekzistueka një vend që s’ka sen të përbashkët me sllavizëm.Po ekzistojka një komb që është në gjendje t’i fitoj të drejtat ,duke llogaritë edhe në format luftarake nëse imponohet ,andaj filluan pregaditjet për të gjitha Alternativat me në krye dr.Ibrahim Rugoven ,që s’pari ishte Kryetar i Shoqates së Shkrimtarve ,pastaj Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosoves ,dhe nga 24 maji 1992 edhe Kryetar i Republikes së Kosoves.

Deklarata e 2 Korrikut 1990,afroj shqiptarët,krijoi kulturë qeverisjeje,krijoj një vetëdije evroperendimore se duhet respektue verdiktin e popullit.

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990,e pasuar me shpalljen e Kushtetutes (Kushtetuta e Kaqanikut)me 7 shtator 1990,me Referendumin për Pavarsi (shtator 1991)dhe zgjedhjet presidenciale me 24.maj 1992,shënojnë kthesen historike në levizjen demokratike gjithë popullore kosovare për liri e pavarsi.Për këtë shkak ne do e kujtojmë dhe kremtojmë gjithëher të nderuar edhe në të ardhmen me respekt e nder për Histrinë tonë të lavdishme,përfundoj z. Jakup Gërguri -Kryetar i Nëndeges.

Në vazhdim foli z. Anton Kolaj,ish Nënkryetar i LDK-së dhe bashkpunëtor i afërm i President Rugoves.Në mes tjerash theksoj:2 korriku i 1990-tës nuk erdhi ad-hoc.Agresioni serb pas ardhjes së Millosheviqit tentoj t’i shuaj gjitha institucionet e Kosoves.Me 23 mars 19989,suprimoj autonominë e Kosoves.Puna e shkëlqyeshme të Shoqates së Shkrimtarëve të Kosoves ,me në krye dr. Ibrahim Rugoven,themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosoves që njëkohësisht bëri rrënimin e Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë,protestat e minatorve,përkrahja e tyre nga gjithë Kosova,pajtimi i gjaqeve me të urtin prof. Anton Qeten,Alternativa Shqiptare,veprimtaria e intelektualve si prof. Agani,prof.Gazmend Zajmi ,për Kushtetute,të gjitha keto deri te zgjedhjete presidenciale (të vëzhguara nga ndërkombtarët)ishin zingjiri i angazhimeve shqiptare që sollen të rezultati final.

Shqiptarët kemi bërë hap historik me 2 Korrikun e 1990-tës andaj e kujtojmë me respekt ,dhe ju falenderoj për organizimin e këtije evenimenti-perfundoi z. Anton Kolaj.

Agush Balaj -ish delegat i legjslatueres të vitit 1990,falenderoj organizatorin dhe n mes tjerash theksoj:Me rrjedhen e ngjarjeve ,për qdo vit po e ndjej vehten edhe më të mburrur për punen që kemi bërë për 2 korrikun e vitit 1990.Kjo ditë na e tregoj rrugen kah me u orientue andaj ka rëndësi e vlerë kombëtare.Kësajë i paraprinë shumë gjëra si pajtimi i gjaqeve,me këtë edhe pajtimi kombëtar defakto.Kam pasë fatin të jem në grupin punes për përpilimin e deklarates dhe Kushtetutes së Kosoves bashk me intelektualët e juristët si prof.Gazmend Zajmi e prof.Ejup Statovcin.Më kujtohet që para qdo takimi në mëngjes ,prof.Statovci na pytke:A JEMI EDHE SOT TE GJITHë?ngase në qdo moment pritej që dikush do mungon ,ngase do mirret nga pushtuesit serb.

Vlen theksue se nga të pranishmit u shfaq një intersim i madh për bashkbisedim me dy akterët aktual të asajë kohe,z. Kolaj dhe Balaj ,andaj pati një bashkbisedim ku u kyqen me shpalosje kujtimesh e pyetje nga .zHamit Halilaj,Hilmi Gashi,Qazim Thaqi,Binak Gashi,Enver Musa,Ilir Makolli,Afrim Sallihu.

Tubimin e përfundoj z. Gërguri duke i falenderue të pranishmit për pjesemarrje,dhe me premtim se falë interesimit të antareve ,do vazhdojmë edhe në të ardhmen me shënimin e datave të rëndesishme.

07.0723019 Për kryesinë e Nëndeges së LDK-së për NRW-Gjermani Jakup Gerguri.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat