Vdiq nëna që lindi doktorin

Gjermania

Vdiq nëna që lindi doktorin

Nga: Maxhun Smajli Më: 8 korrik 2019 Në ora: 14:31
E pame për nënën!

Mëngjeseve të Dr. Ibrahimit u mungon nëna! Ah, nëna që rrezikon vdekjën për të sjellë jetën. Kjo nënë, për të cilën meriton të thuhet e shkruhet pafundësisht ka lindur njeriun e zemrave tona, Dr. Ibrahimin. Ka lindur njeriun që po derdhë jetën pranë shtratit të pacientit, duke i sheruar dhe larguar dhimbjet që kanë. Duke sjellur gëzim tek pacienti, Dr. Ibrahimit, i qeshë fytyra. E, neve na kujtohet Profeti Muhamet, kur thotë: “Vepra e mirë është ajo vepër që njëriun e bënë t'i qeshë fytyra nga gëzimi”.

Por, ndodhë që edhe mjekut që sheron zemra t'i lëndohet zemra. Mortja, ajo që gjithmonë merr e asnjëherë nuk jep, errësoj diellin që i epte jetë natyrës pranverore të këtij viti ( 2019 ). Në pranverën e saj të fundit, nënë Behija, fugon drejtë botës së përtejme. Pikërishtë në këtë pranverë kur dashuria dhe jeta për burrin dhe familjën kishte shpërthyer me tërë madheshtinë. Në kohën kur madheshtia ngre në piedestal fenomenin “nënë e grua e zonja” që kalon provën e zjarrit dhe vuajtjëve të pa fund të femrës shqiptare.

Rrugës për tek nëna, një e therme përshkoi zemrën e butë dhe shumë të mirë të Dr. Ibrahimit. “Më prit, nënë, se erdha. Mos më ik. Gati jam tek ti, nënë. Dua të të ledhatoj si gjithherë. Më merr në krahërorin tënd, sepse dashuria për ty, nënë është e fortë sa vdekja”. I drejton sytë nga qielli dhe me deshpërim e ndrydhur dhimbje, i drejtohet Zotit: “O, Zot i Madh e i gjithëpushtetshëm, Ti që shove dritën e jetës së nënës sime, që më veshi me rrezet e tuaja, dritë shprese e jetës sime, mëshiroje dhe shpërbleje me xhehnetin e merituar.

Image

E pame për nënën!

Erdhëm në Gjermani. Të huaj jemi ne. Fqinjtë nuk i trazon vdekja e nënës së doktorit. Ata shiqojnë me habi turmat e njerëzve që vinë për ngushllim nga katër anët e Gjermanis dhe nga Austria. Në këtë pjesë të botës, në Eggenfelden të Bavarisë, shoh njerëz që kanë bërë qindra e mijëra kilometra për t'u sjellë lehtësim, Dr. Ibrahimit dhe njerëzve të tij; Ajdinit, Nehatit, Riadit, Bekirit, Neharit, Miranit dhe Arlindit nga Blaça e Opojës së Prizrenit. Në rreshtin e gjatë të pritësve ishin radhitur edhe anëtarët e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Shqiponjat e Bayernit”.

Image

Sado që përpiqeshin t’i përballonin dhimbjet për nënë, Behijën, sytë e doktorit dhe familjarëve të tij tradhëtoheshin nga lotët. Lotë këta që ndikonin fuqishëm edhe tek të pranishmit në sallë. Herë-herë, Dr. Ibrahimi, tretej në mendime. Kujton fluksin e buzëqeshjeve të nënës, kur e mbështillte embëlsishtë me afshin e ngrohtë engjëllor. Ato buzëqeshje sikur i epnin krahë doktorit, Ia ngrohnin shpirtin e zemrën e tij. Një rrymë e ngrohtë i një shpirti nëne, sikur po vraponte edhe drejt nesh, pacientëve dhe shokëve të birit të saj.

Anëtarët e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Shqiponjat e Bayernit” në Eggenfelden, ishin përkujdesur edhe për sherbimin, ku Naser Peci, si me krahë shqiponje, iu servonte pijet mysafirëve që vinin për ngushllim. Derisa drekën e kishte marrë përsipër familja bujare e Bahri Shytit. Bashkëshortja e Bahriut, Miradija, e ndihmuar edhe nga nusja e doktorit, Lenvera, për shpirtin e nënë Behijës, kishin përgaditur një drekë të begatë për gjithë të pranishmit në sallë.

Ishte e dhimbëshme për ne kur u larguam nga doktori, kujtimet e të cilit ktheheshin prap tek nëna që u mungonte mëngjeseve të tija, me ngushllimet tona: “Shpirti i nënë Behijës u preftë në paqen sublime të merituar- në xhehnet!” Amin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat