Serbi nga Kosova vret një grua në Gjermani, e shtyn përpara trenit

Gjermania

Serbi nga Kosova vret një grua në Gjermani, e shtyn përpara trenit

Nga: A.Zh Më: 22 korrik 2019 Në ora: 14:41
Jackson B. është në paraburgim për vrasjen e Anja N., të cilën e shtyu përpara një treni që po afrohej

Një 28-vjeçar me emrin “Jackson B.”, është dërguar në paraburgim për vrasjen e një gruaje që ka ndodhur të shtunën në mëngjes në Voerde (NRW) , Gjermani. Ai ka shtyrë Anja N. 34-vjeçare, përpara një treni që po afrohej, shkruan Bild, përcjell Bota sot.

Anja N., nënë e një vajze 13-vjeçare, nuk pati asnjë shans për të luftuar përsëri për jetë.

"Gruaja ime u vra sot. Ajo u shty para një treni, nga një i huaj për asnjë arsye”, ka shkruar në Facebook, vetëm disa orë pas aktitit burri i tronditur i viktimës.

Raportohet se 28-vjeçari nuk e njihte viktimën e tij dhe nuk kishte arsye e as grindje për vrasjen.

Jackson B. jeton në Hamminkeln, Qarku Wesel, ku ai është i njohur për hetuesit si person problematik.

Ai raportohet se nuk ka punuar. Të hënën, një zëdhënëse e Policisë, ka thënë se 28-vjeçari ka shërbyer dy vjet në burg për shkak të gjobave. Ai më parë ishte i dhunshëm dhe u akuzua për vjedhje dhe sulme.

Image
Nëna e re u shty të shtunën në mëngjes për asnjë arsye përpara një treni. Verën e kaluar, ajo u martua

"Gruaja u shkel nga treni dhe vdiq pavarësisht rikuperimit dhe masave të ringjalljes", ka thënë një zëdhënës i policisë.

Dëshmitarët arrestuan serbin me origjinë nga Kosova derisa policia mbërriti në vendin e ngjarjes.

"Gjykata e Qarkut në Duisburg ka lëshuar urdhër arrest për vrasje”, ka thënë prokurori Alexander Bayer.

Image
Policia kriminale siguron gjurmët në vendin e krimit. Komisioni për vrasje ka marrë përsipër hetimin

Qytetarët janë shprehur të shqetësuar se mund të ndodh sërish diçka e tmerrshme.

"Ne kemi frikë tashmë se diçka shumë e tmerrshme mund të ndodhë para se ata të bllokojnë atë," ka thënë një pronar biznesi në Hamminkeln për Bild.

Megjithëse Jackson B. Jeton në këtë zonë qe një vit, ai është shumë njohur për ngacmimet dhe dhunën ndaj banorëve atje.

Image
Familja, miqtë dhe të njohurit kanë vendosur lule në vendngjarje

Banorët e fshatit e kanë lajmëruar disa herë policinë për shkak të burrit.

Disa banorë e raportuan atë për dëmtim të pronës dhe lëndime personale. Një fqinj tregon se Jackson B. në fund të prillit së bashku me vëllain e tij më të vjetër së bashku sulmuan automobilistët./BS

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat