Vritet me pesë plumba 21-vjeçari nga Kosova në Gjermani

Gjermania

Vritet me pesë plumba 21-vjeçari nga Kosova në Gjermani

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 20:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 21-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje të enjten mbrëma në Kassel të Gjermanisë.

Siç raportojnë mediat gjermane, një 26 vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se ka qëlluar për vdekje shqiptarin.

I dyshuari kryesor për vrasjen e shqiptarit kishte ikur nga vendngjarja por me ndihmën e dëshmitarëve është bërë i ditur identiteti i tij e që më pas është arrestuar nga autoritete gjermane.

Image

Njësia Speciale e Policisë e arrestuan atë në shtëpinë e tij sot në mëngjes.

“I dyshuari ende nuk e ka komentuar aktine vrasjes. Ai është një gjerman i lindur në Kassel. Sipas informacioneve nga HNA, viktima ka lindur edhe në Kassel, familja e tij është nga Kosova”, shkruan hna.de.

Sipas policisë, shqiptari i vrarë dhe dorasi, shtetas gjerman, njiheshin mes vete, ndërkaq ende nuk dihen arsyet që kanë çuar 26 vjeçarin ta vret shqiptarin duke e goditur me pesë plumba në trup.

Mjekësia ligjore ka kontrolluar zonën përreth vendit të ngjarjes, ndërkaq është duke u hetuar pista e krimit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat