Detajet nga vrasja e shqiptarit nga Kosova në Gjermani

Gjermania

Detajet nga vrasja e shqiptarit nga Kosova në Gjermani

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 13:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 21-vjeçar nga Kassel u qëllua për vdekje në Knorrstraße në Niederzwehren. Miqtë vunë lule në vendin e ngjarjes të enjten pasdite.

“Është e dhimbshme”, thotë njeriu që erdhi në Knorrstraße dje pasdite në vendin e krimit. Ai e njeh babanë e 21-vjeçarit, i cili u qëllua aty. Ai e njeh prej 25 vjetësh. Familja e tij erdhi ashtu si ajo e mikut të tij, nga Kosova.

Siç ka thënë ai, 21-vjeçarin, i cili ka lindur në Kassel, personalisht nuk e ka njohur, shkruajnë mediat gjermane.

Por ai ndjen keqardhje për familjen, e cila ka disa fëmijë dhe gjithashtu jeton në Niederzwehren. Ai tashmë ka shprehur ngushëllimet e tij për dy vëllezërit e të riut.

Gjithashtu disa të rinj kanë qëndruar në Knorrstraße pasdite dhe kanë lot në sytë e tyre.

Ndër ta ka qenë edhe një ish-shok i klasës së 21-vjeçarit, i cili ka ardhur për të vendosur një tufë lulesh me trëndafila të bardhë dhe ndezur një qiri.

Ai mësoi në mëngjes se shoku i tij ishte qëlluar. Ai nuk dinte asgjë për rrethanat. I riu thotë vetëm për mikun e tij të vdekur: “Ai ishte një luan. Ai nuk kishte frikë nga asgjë”.

Sipas informacioneve të HNA, 21-vjeçari dhe i dyshuari, me një burrë tjetër, kishin ndaluar, në një hapësirë të gjelbëruar në mes të dy rrugëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat