E tmerrshme: Shqiptari nga Kosova vrau ish-gruan dhe burrin e saj në prani të foshnjës 2 muajshe

Gjermania

E tmerrshme: Shqiptari nga Kosova vrau ish-gruan dhe burrin e saj në prani të foshnjës 2 muajshe

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 18:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Njëshqiptar nga Kosova ka qëlluar për vdekje ish-gruan e tij dhe burrin që ishte në lidhje me të në Gjermani, e gjithë ngjarja është zbuluar se ka ndodhur në prani të një foshnje 2 muajshe.

Të shtunën rreth orës 14:20, në Iserlohn, Gjermania është tronditur nga një vrasje të dyfishtë e cila është kryer nga një shqiptar nga Kosova.

Sipas agjencisë së lajmeve “dpa”, sulmi ka ndodhur nga një burrë 43 vjeçar i cili raportohet të ketë vrarë me thikë kuzhine ish-bashkëshorten e tij 32 vjeçe dhe një burrë tjetër 23 vjeçar, që mediat në Gjermani raportojnë të ketë qenë partneri i ri i viktimës.

Ndërkaq, raportohet se dorasi dhe gruaja 32 vjeçe janë nga Kosova, kurse 23 vjeçari nga Afganistani.

Raportohet po ashtu se i dyshuari është dorëzuar tek forcat policore menjëherë pas aktit në vend të ngjarjes, pa rezistencë.

Në bazë të autopsive që u janë bërë dy viktimave sot,del se ata kanë pësuar disa plagë të shkaktuara nga thika, e cila është konfiskuar në vend të ngjarjes.

Image
Image

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat