Pamje nga ngjarja e rëndë në Gjermani, ku shqiptari vrau ish-gruan dhe të dashurin

Gjermania

Pamje nga ngjarja e rëndë në Gjermani, ku shqiptari vrau ish-gruan dhe të dashurin

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 09:24
Pamje nga ngjarja e rëndë në Gjermani

Këto pamje tregojnë 43-vjeçarin shqiptar nga Kosova, pasi kreu një krim të dyfishtë në Gjermani. Ngjarja tronditi qytetin e Izerlohnit një ditë më parë.

43-vjeçari qëlloi për vdekje me një thikë kuzhine mbi ish-gruan e tij nga Kosova.

Ai la të vdekur edhe partnerin e ri të saj, një 23-vjeçar nga Afganistani.

Image

Për fat, krimit i shpëtoi një bebe dymuajshe.

Sipas burimeve, mendohet se ajo është fëmija e lindur nga lidhja e shqiptares me afganin.

Image

Dëshmitarët thonë se kanë mbetur të shokuar nga ngjarja e rëndë.

Ende nuk ka shumë detaje për motivin e kësaj ngjarje.

Image

Mësohet se shqiptari nga Kosova ishte një person i njohur për policinë. Ai kishte ushtruar dhunë në familje dhe mendohej se kjo ishte arsyeja përse ishte ndarë nga e shoqja.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat