SHKSH “Salih Çekaj”, në Pfaffenhofen, përfundoi me sukses gjysmën e parë të vitit

Gjermania

SHKSH “Salih Çekaj”, në Pfaffenhofen, përfundoi me sukses gjysmën e parë të vitit

Nga: Maxhun Smajli Më: 15 shtator 2019 Në ora: 12:37
Kryesia e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Salih Çekaj”

Kryesia e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Salih Çekaj”, në Pfaffenhof të Gjermanisë, pasi përfundoj me sukses pjesën e parë të vitit, të premtën që lam pas, mbajti mbledhjën e saj të rregullt, ku u raportua për të arriturat në gjashtë mujorin e parë, si dhe u moren detyra për gjashtë mujorin e dytë të vitit. Mbledhjën e drejtoi, kryetari i ri, Gazmend Dashi.

Për pikën e parë të rëndit të ditës; Raportim për punën dhe suksesin e gjysmës së parë të vitit, si dhe ndarja e mjetëve dhe aktiviteti i Kryesisë gjatë pushimit verorë në atdhe, foli ish-kryetari i shoqatës, njëherësh, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega për Gjermani, ztr. Osman Ferizi.

Në aspektin humanitarë, ztr. Ferizi, njoftoi për ndarjen e mjeteve të grumbulluara prej 14930 evro; -13280 evro të grumbulluara në aksionin “Kosova për Sanxhakun”, u janë dorzua drejtuesve të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, Ismet Azizit, kryetar dhe Ali Dacit, nënkryetar, - 750 evro janë dhënë, eprorit shqiptarë të karrierës, njëherësh ushtrues i Grupeve të Para Guerile të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Kastriot Hoxhës, i cili gjindet për sherim në spitalin e Milanos, në Itali. - 500 evro, i janë dorzu, ish- ushtarit të UÇK-s, në Betejën e Kosharës, Fehmi Shahinit, në Gajre të Kaçanikut, - 300 evro janë dhënë për një paciente nga fshati Çollapek i Pejës dhe 100 evro, në “Hendikos”, të Vushtrrisë.

Ndërsa, në aspektin kulturor, ztr. Ferizi, njoftoj se janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve; Salih Çekaj, vëllezërit Gërvalla, Tahir Zema, Smajl Hajdari dhe Rrustem Bruçi. Nderime janë bërë edhe tek varri i Dr. Ibrahim Rugovës, si dhe është vizituar familja e Tij.

Për pikën e dytë të rëndit të ditës; -Përgaditjet për Vitin Jubilar të “Shoqatës Kulturore Internacionale”, në Pfaffenhofen dhe për Ditën e Flamurit, u vendos, që me 28 shtator, në Vitin Jubilar të “Shoqatës Kulturore Internacionale”, ku për komunitetin shqiptarë janë të rezervuara 20 minuta program, do prezantohen “Fëmijët e shoqatës” me dy valle dhe dy recitimi; një në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën gjermane, si dhe të sillën gjëra ushqimore nga kuzhina popullore shqiptare. Do theksuar, se themelues të kësaj shoqate janë edhe shqiptarët, në të cilën janë aktiv 11 anëtarë, me Ardian Ndrekën, përfaqësues. Ndërsa, për Ditën e Flamurit, u vendos që të mbahet me 07 dhjetor 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat