Zgjedhjet në Kosovë, shpresë për ndryshime

Gjermania

Zgjedhjet në Kosovë, shpresë për ndryshime

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 11:02
Foto

Lobi Euroatlantik Shqiptar po e ndjek me vemendje të shtuar, fushatën zgjedhore për Parlamentin e Ri të Republikës së Kosovës. Fushata parazgjedhore që po zhvillohet në vend duhet të jetë një fushatë e dinjitetshme shpresdhënëse dhe mbushur me opcione rreth problematikave që kërkojnë zgjidhje optimale, pas përfundimit të tyre, - vlerëson LOBI në një komunikatë për shtyp pas mbledhjes së kryesisë së tij.

Duke qenë thellësisht të bindur në ndryshime që do të shpiejnë në zhvillimin e përgjithshëm të vendit, Lobi Euroatlantik Shqiptar, ju bën thirrje të gjithëve, për një fushatë dinjitoze parazgjedhore dhe për një proces kulminant zgjdhor. Së pari, ai fton subjektet politike që në këtë fushatë, të lënë me një anë shpatat e mbrehta vrastare ndaj njëri tjetrit, por në këtë betejë, të ofrojnë programe partiake me të cilat do ta mundin njëri-tjetrin. Jemi dëshmitarë të një fushate agresive, me më shumë akuza ndaj njëri tjetrit, se sa me opcione që ofrojnë zgjidhje për problematikat me të cilat ballafaqohet populli.

Tashmë jemi mësuar me oferta të parealizueshme nga zgjedhjet e kaluara, që nuk u përmbushën asnjëherë. "Mos premtoni gjëra të paarritshme, siç keni vepruar, por ofroni atë që mund ta realizoni, e jo ato që po i thoni, të mbeten platformë në letër", - vazhdon Lobi Euroatlantik Shqiptar. Disa zëra që po dalin, qoftë nga ndonjë sibjekt politik, apo ndonjë subjekt tjetër i vetshpallur dhe pa ndonjë kredibilitet apo antarësi të mirëfilltë, nuk janë asgjë tjetër, veçse rrahje e ujit në havan, siç do të kishte thënë populli. Përpjekjet për përçarje të diasporës nga kryetar të vetshpallur për përfitime vetanake, janë të denuara të dështojnë. Ftojmë diasporën, që të jenë vigjilentë ndaj njerëzve të tillë, matrapazëve dhe përfituesve pragmatik.

 
ImageShukri Ymeri, kryetar i LOB-it

LOBI i bënë ftesë edhe zgjedhësve që të dalin sa më shumë në votime, sepse vetëm vota Juaj mund të bëjë mdryshimet e dëshiruara. Numri prej 40 mijë pjesmarrësve të deritashëm në tubimet parazgjedhore, nuk manifeston një paraqitje dhe përgjigje të duhur për ndryshime.

Është në dorën tuaj që të arrini çdo gjë që deshironi, por vetëm masoviteti, vigjilenca dhe vendosshmëria do arrinjë qëllimin tuaj. LOBIN e keni KRAH të fortë mbështetës. Urojmë që çdo gjë të shkoj siç ne kemi dëshirë për shtetin tonë, për popullin tonë, vlerëson Lobi Euroatlantik Shqiptar me seli në Lörrach të Gjermanisë i drejtuar nga z. Shukri Ymeri, kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat