Vizitohet veprimtari i çështjes kombëtare, Hysen Bici - Bota Sot
Vizitohet veprimtari i çështjes kombëtare, Hysen Bici

Gjermania

Vizitohet veprimtari i çështjes kombëtare, Hysen Bici

Nga: Maxhun Smajli Më: 8 tetor 2019 Në ora: 17:32
Vizitë tek Hysen Bici

Kryetari i LDK-s, Dega për Gjermani, Osman Ferizi, i shoqëruar edhe nga anëtarët e Kryesisë së Nëndegës së LDK-s për Bavari; Afrim Mula, Argent Ferizi dhe Maxhun Smajli, si dhe anëtari i Kryesisë së SHKSH "Salih Çekaj", në Pfaffenhofen, Naim Haxiu, vizituan veprimtarin e çështjes kombëtare, Hysen Bicin, gjendja shëndetësore e të cilit është përkeqësuar. Për ta vizituar, Hysen Bicin, kishin ardhur edhe Emrush Tafa, veprimtar dhe Hamëz Halabaku, veteran i arsimit.

Do theksuar se, Hysen Bici gjatë gjithë jetës së Tij, ka qenë mjaftë aktiv në organizimin e jetës mergimtare në interes të çështjes kombëtare; në LDK, në mbështetje morale e materiale të luftetarëve të lirisë-UÇK-s, si dhe në aksionet humanitare për nevojtarët në atdhe.
           
-"Jam krenar që arrita ta mbaj hapin me njerëz të mirë dhe të ndershëm të kombit tim. Zatën, kjo edhe po ma zgjatë jetën", u shpreh Hysen Bici, nga Vrella e Istogut.

Hysen Bici, me dy bashkëmoshatarët e Tij, evokuan kujtime nga rrugëtimi i tyre nëpër jetën mergimtare, sa të dhimbëshme, aç edhe krenare.

U larguam duke i deshiruar sherim të shpejtë dhe kthim të gjallërisë si në kohën e rinisë!

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...