Afrim Mula, fanar i LDK-së në Bavari

Gjermania

Afrim Mula, fanar i LDK-së në Bavari

Nga: Maxhun Smajli Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 22:24
Afrim Mula

Me politikë nuk jam marrë që nga vitet e 90-ta. Ishin kohë tjera ato. Kishim një armik, serbin. Me eskalimin e situatës në gjendje lufte, ku shumë fshatra u përfshinë nga flakët e luftës, me 05 maj 1998, si kryetar Nëndege, shova aktivitetin e LDK-s në katër Aktivet e Nëndegës së Drenocit. Dy ditë më vonë, me 07 maj 1998, dola në mal, përkrah ushtarëve të UÇK-s, deri në mbarimin e luftës, me 17 qershor 1999.

Me ardhjen e Osman Ferizit, shokut e të fuqishmëve të kohës, burrave me famë; Salih Çekajt, Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Ilaz Kodrës etj., në krye të LDK-s për Gjermani, vendosa t'i rikthehem politikës. Kthimi im, pas 21 vitesh, në familjen e LDK-s është i vetmi vend që i kthehem sëmundjës sime.

Në Nëndegën e LDK-s për Bavarinë e Epërme, ku më është besuar detyra e zëdhënësit, njoha edhe shumë veprimtarë që e mbajtën të gjallë LDK-n në Bavari, si; Xhevdet Muriçin, Avni Berishën, Shemsedin Kelmendin, Albanez Muriçin, Afrim Mulën, e të tjerë burra të fjalës e besës.

Duke vënë në qendër të çdo artikulli popullin dhe atdhetarët e ditëve tona, kësaj radhe, kam veçuar për ju, lexues të mi të dashur, fanarin e LDK-s në Bavari, Afrim Mulën.

Ky burrë me trup mesatar, që mishëron për bukuri tiparet morale të një malësori, ndoqi hap pas hapi rrugën e shenjtë të Dr. Ibrahim Rugovës, për ta nxjerrë kombin nga robëria. Afrim Mula, i lindur rrëzë Alpeve shqiptare, në Orroberd të Istogut, është fëmiu i tretë i babë Shabanit dhe nënë Shkurtës. Që nga viti 1990 jeton e punon në Munih të Bavarisë, bashkë me gruan dhe tre fëmijët.

Është një njeri i drejtë. Ka guxim të bëj atë që është e drejtë edhe pse e dinë se kjo po i sjellë përçmim dhe urrejtje nga ata që se donë. Megjithatë, është fisnik, edhe pse për ata që nuk e duan është pengesë. “Nuk iu droj horrave, sepse jam i guximshëm përball tyre”, thotë, Afrimi.

Në nderin e tij gjejmë rrënjët e besnikërisë së pashkëputshme të familjës së tij për ruajtjen e zakonëve, traditës dhe gjuhën e të parëve. Ndien keqardhje, merakoset shumë për ata që kanë halle a brengë, të cilëve ua ofron ndihmen konkrete ose inkurajimin. Është mençurija që e bënë Afrim Mulën të mos rrëmbehet shpejtë nga zemrimi dhe është në lavdin e tij t'i kapërcejë fyerjet. “Dr. Ibrahim Rugova na ka mësuar të jemi paqedashës dhe të kemi durim”, thot, ai.

Dhe, për fund, tek Afrimi admiroj çiltersinë, mënyrën e tij të drejtpërdrejtë në të folur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat