Pas tërmetit n Shqipëri qe shkaktoj 27 viktima, mbi 650 të lënduar, 47 të shpëtuar dhe disa të humbur nën rrënoja! Është ky bilanci tragjik i tërmetit të së martës nga e cila u trondit opinionin ndërkombëtar.
Goditja e këtij tërmeti të fuqishëm 6.4 ballë me intensitet të ndjeshmërisë 8 ballë dhe që zgjati deri në 30 sekonda, vendit i solli agoni, lot e trishtim, me shpresë dhe lutje për të mos rritur bilancin e jetëve të humbura dhe për të pasur sa më shumë të shpëtuar nga personat që po lëngojnë nën rrënoja.
Shqipëria u vërshuam nga Forcat e Armatosura, Zjarrfikëset, Policia e Shtetit, Emergjencat Civile në bashkëpunim me grupet e ardhura nga vendet mike. Atje po vijojnë ekipe te specializuara të cilat janë përqendruar në tre zona e prekura.
Kjo e keqe preku edhe zemrat e miliona emigranteve shqiptarë qe e përjetuan ketë fatkeqësi me trishtim, dhimbje e panik.
Rasti konkret është edhe me shqiptaret e Gjermanisë ,pikërisht qe banojnë ne Shtutegart me organizimi spontan nga një anëtare e grave Shqiptare ne BD Behrije Osmani.
Me qe merrem me transportin e mallrave për Kosovë e Shqipëri,ajo me thirri nga Aeroporti i Shtutgardit dhe me shprehi gatishmërinë e tyre me një iniciative të ndihmojmë Shqipërinë ne këto momente dramatike. Asaj ju bene një numër i madh ndihmash për pak orë qe sipas një reklame te Deva Toursit qe do te dërgojmë ndihma humanitare nga gjermania, Srtacioni i Autobusëve u vërshuam nga një numër i madh qytetaresh për ta dhënë kontributin e vet me ndihma.
Ndihmat e një sasie të vogël e mori Deva Tours ,por mbeti një sasi e madhe e grumbullimit te ndihmave në stacion, por fale bashkëpunimit të shqiptareve zonja Behrije Osmani u lidh me Besim Mehmetin një afarist nga Shtutgardi ne bashkëpunim, organizativ me Asllan Dibranin i strehuan ato gjera përkohësisht ne një depo të Mefail Syla ne rrugën Plienenger str 24 Esctetingen afër Aeroportit te Shtutgardit, numri i telefonit 017646112121 me çka zoti Asllan Dibrani bisedoj me përfaqësueses të Lëvizjesh Vetëvendosje zotin Nijazi Pllanen, me kryetarin e Shoqatës Pavarësia nga Shtutgardi zotin Baki Mustafen dhe me Vitor Spaqin përfaqësues i misionit katolik shqiptar në Shtutgard për organizimin e këtyre ndihmave për Shqipëri sa me pare. Për fund ftojmë te gjithë shqiptaret kudo qe janë të bëhen pjesëmarrës të zvogëlimit të kësaj fatkeqësisë natyrore.