Aksion humanitar për familjet e prekura nga tërmeti

Gjermania

Aksion humanitar për familjet e prekura nga tërmeti

Nga: Mislim Berisha Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 20:59
Foto

Komuniteti Shqipëtar në Gjermani, por edhe nga e gjithë Diaspora, në mënyrë individuale apo edhe në forma të organizuara janë duke grumbulluar ndihma kryesisht mjete financiare për qytetarët e Shqipërisë që janë prekur nga tërmeti tragjik.

Disa herë në lajme, por edhe gjatë bisedave me autoritete përkatëse të Shqipërisë, shumherë është theksuar se për momentin zonat e prekura nga tërmeti kanë nevojë për mjete financiare, pasi mjetet e tjera po dërgohen në sasi të mjaftueshme nga shtetet fqinje, sidomos nga Kosova dhe vendet tjera ku jetojnë shqiptarët. Mirëpo meqë Kryesia e FC Alba ka patur kontakte të drejtëpërdrejta me disa vise të thella të Shqipërisë të cilat janë prekur nga tërmeti dhe të cilët kanë shprehur nevojën e tyre edhe për ndihma materiale u muar vendim që të ofrojnë ndihma në dy forma, si në atë materiale ashtu dhe në ndihma financiare.

FC Alba në Augsburg, menjëherë pas fillimit të aksionit të parë me 27.11.2019 brenda një ore nga anëtarët e saj dhe nga vullnetarë tjerë, arriti të grumbulloj 4750,00€. Mirëpo aksioni i grumbullimit të mjeteve financiare për qytetarët shqiptarë nga Augsburgu e rrethina vazhdoi deri të Dielën 01.12.2019, thotë Lulzim Morina, Manaxher pranë FC Alba.

Z. Gashi, i cili njëherit është edhe Kryetar i FC Alba ndër tjra na informoi që të Dielën, pra me daten 01.Dhjetor, në lokalitetet e Morina Jahstube, erdhën shumë bashkatdhetarë për të dhënë kontributin e tyre. Erdhën edhe personalitete të njohura nga jeta kulturore, sportive e ekonomike nga komuniteti ynë si dhe nga ai vendas. Me këtë rast u grumbulluan ndihma të konsiderueshme të mjeteve materiale me çrast u arrit të grumbullohen një kamion prej 10 tonash si veshmbathje, ushqime etj. Këto mjete materiale do të trasportohen nga ndërmarrësi i suksesshëm i transportit Jeton Osmani i cili për këtë transport ka pranuar që t‘i hiqen vetëm shpenzimet e rrugës deri në destinacion.

Ndërsa paralel saj, grumbullimi i mjeteve financioare gjithashtu u rrit në një shkallë më të larte, duke u grumbulluar 11500€ të cilat në një të ardhme të shkurtër do të dërgohen në qarqet e Emergjencës në Shqipëri.

FC Alba e Augsburgut i falënderon të gjithë bashkatdhetarët që ne forma të ndryshme ndihmuan aksionin humanitarë si dhe familjeve që kanë humbur më të afërmit e tyre iu shprehë ngushllimet më të sinçerta. Të lënduarv iu urojmë shërim të shpejtë, ndërsa familjeve të prekura materialisht nga tërmeti iu dëshirojmë që sa më shpejtë të gjejnë zgjidhjen adekuate, tha në fund të bisedës me të z. Gashi.

Me respekt

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat