Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane me Kordinatorin Fatbardh Blenishta viziton zahnCentrum Bonn

Gjermania

Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane me Kordinatorin Fatbardh Blenishta viziton zahnCentrum Bonn

Nga: Sami Fejza Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 12:46
Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane me Kordinatorin Fatbardh Blenishta viziton zahnCentrum Bonn

Krenaria dhe Suksesi një mërgimtari të zellshëm në Shkenc të diasporës shqiptare në Bonn.

Dr.med.dent.MSc.ZTM Nazif Idrizi është shqiptari e radhës, i suksesshm në diasporë. Me pasion, vullnet e punë të palodhur, Dr.Idrizi ka arritur të jetë gjithmonë kërkues në arritjet e tij në fushën e shkencës. E kur bëhet fjalë për një bashkëpunim sa më të ngushtë mes diasporës dhe vendlindjes, Dr.Idrizi është optimist se gjërat do të shkojnë më mirë dhe vetëm duke punuar sa më shum, qe te arim nje rezultat potenciale që e kemi si komb.

Dr.Idrizi është me prejardhje nga Gostivari. Si 16 vjeçar kishte migruar në Gjermani. Fillimisht fillon hapin e par si Teknik i dhëmbve ku e në vitin1994 diplomon. Si 21 vjeçar ka qën anëtar në Komesionin e provimeve në lëmin e Teknikve të dhëmbve në qytetin Köln/Bonn.

Në vitin 2000 Dr.Idrizi si vetimi Person në rajonin tonë, e merr titullin ZTM (Zahntechniker-Meister) në Köln/Gjermani.

Në periudhën 2000-2006 Dr.Idrizi intisivishte si Dozent në Tekniken e dhëmbve; ligjeron dhe i ushtron pjesmarist ndërkombëter në Gjermani (p.sh. nga Kanada, Mexiko, Indonesia, Polonia, Suedia, Britania e Madhe etc.) ku aty pjesmaresit përfundojn me Certifikat ndërkombtëre nga Dr.Idrizi. Gjat karrieres si Master në Teknikën e dhëmbve publikon artikuj të ndryshme sic jan: Natyra si Shembull – Morfolgjia dhe Estetika.

Dr.Idrizi vazhdon të jetë i lidhur me vendlindjen gjithmon, ku shumë vite ligjeron dhe ushtron studentet nga Tirana dhe Prishtina, në bashkpunim të Unviersitetve ketyre qytetve. Ndërkohë në vitin 2004 Dr.Idrizi përfundon me sukses fakultetin e ekonomisë të ndërmarrjes (Betriebswirt) në Köln/Gjermani.

Ndërsa studimet e Stomatologjisë i filloj në vitin 2006 në Universitetin-Medicin Georg-August-Göttingen/Gjermani dhe diplomoj me sukses të lartë në vitin 2011.

Studimet të doktoraturës i përfundon Dr.Idrizi në vitin 2015, në një hulumtim të gjatë eksperimentale shkencore në lëmin e Nefrologjis në Universitetin-Klinik-Medicin GÖTTINGEN/Gjermani. Me Temën „Angiopoetin-1 në Kontekstin e Qelizave Progenitor Endoteliale - Nefroprotektimi të Insufficiencia Renale Akute“. Bëhet fjal për një Protein e cila ndikon në parandalimin e infraktit të veshkave.

Rezultatet e hulumtimit të Dr.Idrizi publikohen në mediat ndërkombëtare siq jan: The American Journal of Medicine; Bio-Med Central Nephrology/Londer; PubMed dhe në shumë platforma tjera ndërkombtare.

Prej vitit 2016-2019 i përfundon edhe studimet Postgraduale në Master of Science Orale Chirurgie/Implantologie (M.Sc.) në Danube Private University-Krems/Austri.

Dr.Idrizi jeton dhe punon si Doktor i Stomatologjsë në Kliniken e tij private ZahnCentrum Bonn. Sukseset e Dr.Idrizi nga Gostivari bëjnë të ndihemi krenarë të gjithëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat